Site icon Telegrafi

100 tonë ushqim të koncentruar për fermerët llapjanë

Në kuadër të projekteve për subvencionim të fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në komunën e Podujevës, ka shpërndarë sot 100 mijë kilogram ushqim të koncentruar për fermerët që posedojnë bagëti (lopë qumështore dhe dele) dhe shpezë (pula vojse).

Me rastin e dorëzimit të këtij subvencioni, drejtori i DPZHR-së, Vezir Januzi, thuhet të ketë thënë se Komuna do të vazhdojë ta përkrahë këtë sektor me subvencionime të vazhdueshme.

“Me këtë subvencionimin kemi dashur t’ju inkurajojmë që të vazhdoni me shtimin e prodhimit në fermat tuaja”, u tha fermerëve drejtori Januzi.

Drejtori Januzi, tha se kësaj here janë subvencionuar me ushqime të koncentruar 70 fermerë që posedojnë numër më të madh të krerëve të lopëve qumështore, 26 fermerë të deleve dhe 4 fermerë të pulave vojse.

Sipas një njoftimi të komunës, vlera e përgjithshme e këtij subvencioni është 21,750 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version