Telegrafi

100 studentë në Maqedoni do të marrin bursa shtetërore

Në pajtim me vendimin për vërtetimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme të vitit akademik 2018/2019, 100 nxënës të talentuar dhe 80 nxënës të talentuar sportistë do të marrin bursë në vlerë prej 2970 denarëve. 100 nxënësit me nevoja të veçanta dhe 50 nxënës – fëmijë pa prindër do të marrin bursë në vlerë prej 2750 denarëve, ndërsa 400 nxënës do të marrin bursë për përkrahje sociale prej 2.2000 denarëve. Janë parashikuar bursa edhe për romët.

Qeveria, gjithashtu solli vendimin për ndarjen e 50 bursave për shtetas të huaj, respektivisht studentë me prejardhje nga Maqedoni që jetojnë në Gadishullin Ballkanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bursa do të marrin studentë që janë regjistruar si student të rregullt tek universitetet shtetërore: “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti për shkenca informatike dhe teknolgi “Shën Apostoli Pavle” – Ohër, “Nëna Terezë” – Shkup dhe Universiteti i Tetovës në vitin akademik 2018/2019./Telegrafi/