Një kanton zviceran po shpërblen banorët e tij me jetë të gjatë duke iu ofruar 100 shishe verë personave që mbushin 100 vjeç.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet në Fribourg thonë se aktualisht janë duke u përgatitur për t’ia dhuruar banores Marie-Antoinette një buqetë me lule si dhe 100 shishe verë, kur ajo të mbushë 100 vjeç më 5 nëntor.
Siç raportohet, kantoni së pari doli me skemën në vitin 2000 dhe më parë u ofrua kolltuku falas në vend të verës, mirëpo dhurimi i kolltukut u ndërpre në vitin 2015 për shkak të mos-interesimit nga vendasit.
Programi aktual thuhet se ofron një donacion bamirës ose kupon për përdorim te ndonjë tregtar ose zejtar venas, për banorët që refuzojnë ofertën e verës, por shumica e 100-vjeçarëve zgjedhin pijen alkoolike. /Telegrafi/