Telegrafi

100 milionë për merkaton e Mourinhos

Mourinho ka deklaruar se dëshiron të sjellë tre lojtarë defensivë, ndërsa po spekulohet për mbrojtësin e djathtë të Interit, Maicon dhe atë të krahut të majtë të Lazios, Aleksandar Kolarov, ashtu si një mesfushor defensiv, qoftë Gerrard apo De Rossi.
Reali është favorit për firmën e Maiconit, pasi vetë lojtari ka shprehur dëshiron të luajë nën drejtimin e Mourinhos, ndërsa Interi kërkon 35 milionë euro, kurse Reali nuk ofron më shumë se 25 milionë euro. E njëjta vlen edhe për Kolarovin, Reali ofron 15 milionë, ndërsa kërkesat e Lazios janë 20 milionë euro. Për Gerrardin apo De Rossin, Reali është gati të paguajë 30 milionë euro.

Në repartin ofensiv, përforcimi i vetëm pritet të jetë anësori i Benficas, Angel Di Maria. Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro, kurse Benfica po kërkon 40 milionë euro për të. /Telegrafi/