Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski, në Ohër, së bashku me Entin për hidro-biologji dhe me Inspektoratin shtetëror për bujqësi, mori pjesë në pasurimin e Liqenit të Ohrit me 100.000 mijë peshq të rinj nga lloji endemik i trotës së Ohrit.
Kjo sasi është pjesë e 2.500.000 njësive të planifikuara për tërë liqein. Aktiviteti filloi më 11 shtator dhe në mënyrë të vazhduehsme do të realizohet deri në mesin e tetorit. Troftat e lëshuara janë në moshë prej 6 deri më 9 muaj, me peshë prej 3 gram dhe gjatësi deri më shtatë centimetra.
Ky aksion është veprim i rregullt në pajtim me Ligjin për peshkatari dhe kultura ujore, me çka shteti është i obliguar të kujdeset për ujërat për peshkim në bazë të raportit për kultura ujore të përgatitur nga institucionet kompetente dhe për këtë aksion nga buxheti janë ndarë 10 milionë denarë./Telegrafi/