Site icon Telegrafi

100 mijë euro investime në spitalin e Shtipit

Në spitalin e Shtipit janë vënë në funksion aparatipër testimin e stresit koronar, kurse janë siguruar edhe tre defibrilatorë, tre aparatë për EKG, aparat për ndërhyrje kirurgjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu është rregulluar edhe rezonanca magnetike, aparat që me vite ka qëndruar në këtë spital, por ka qenë jofunksional.

Drejtori Alen Gjeorgjiev bëri të ditur se spitali është furnizuar edhe me krevata, dyshekë, por edhe aparatura tjera të nevojshme për disa reparte. Investimi i plotë në këtë spital arriti në 100 mijë euro në muajt e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version