Site icon Telegrafi

100 mijë euro barna të kontrabanduara

 “Vlera e barnave që është zënë në kundërvajtje, është rreth 100 mijë euro. Ne jemi në bashkëpunim me AKPM-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi shqiptuar rreth 190 mijë euro gjoba për kompani dhe individë të ndryshëm, për kontrabandë me barna”, ka thënë Stavileci për Radio Evropa e Lirë.

Jeton Shala, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPM), thotë se vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme mundohen ta luftojnë fenomenin e kontrabandimit me barna.

Në anën tjetër, farmacistët shprehen se numri i barnave të regjistruara në Kosovë është shumë i vogël, derisa kërkesat janë shumë më të mëdha. Sipas tyre, për t’u shërbyer pacientëve, iu duhet t’i mbajnë ato barna që konsiderohen se hyjnë ilegalisht në Kosovë.

Së fundi, një vjedhje e barnave që ka ndodhur brenda objektit të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, kishte ngritur shqetësim te zyrtarët qeveritarë, derisa as këta të fundit, e as autoritetet e rendit, nuk kanë arritur të hetojnë rastin.

Ato barna janë konfiskuar nga barnatoret e Kosovës, prej inspektorëve farmaceutikë, e më pas të njëjtat janë vjedhur.

Zyrtarë brenda Ministrisë së Shëndetësisë shprehin dyshimin se një akt i tillë është bërë nga persona brenda AKPM-së, të cilët e dinë veprimtarinë farmaceutike.

“Produktet kontrabandohen lehtë, për shkak se janë të përshtatshme – janë produkte që paketohen lehtë, janë sasi të vogla dhe kanë vlera të larta”, thotë Stavileci.

Haki Ejupi, kryeinspektor në AKPM, deklaron se njerëzit kompetentë janë duke u marrë me rastin.

“Derisa nuk zbardhet rasti, të gjithë punëtorët jemi të dyshuar”, u shpreh Ejupi.

Barnat që janë konfiskuar nuk është arritur të dihet se a kanë qenë me afat të skaduar, derisa të njëjtat kanë mundur të përfundojnë në barnatore për shitje. /Telegrafi/

Exit mobile version