UEFA ka publikuar listën e 100 lojtarëve më në formë që do të marrin pjesë në këtë kampionat.
Aty çuditërisht nuk gjendet asnjë lojtar i kombëtares së Shqipërisë, që flet edhe një herë për nënvlerësimin që po i bëhet kombëtares tonë nga UEFA.
Megjithatë, prej shqiptarëve aty gjenden Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka në listë.
Në vendin e parë gjendet askush tjetër pos superyllit Cristiano Ronaldo.
Ai pasohet nga Zlatan Ibrahimovic në vendin e dytë dhe Dimitri Payet në vendin e tretë, shkruan Telegrafi.
I katërti është Griezmann, i pesti Milner me shume çudi, teksa lista e top 10 mbyllet me Ramosin që është i teti, Fabregas që është i nënti dhe Hakan Calhanoglu që është i 10-ti.
A do ta befasojë UEFA-n ndonjë lojtar shqiptar, si mendoni ju? /Telegrafi/