Telegrafi

100 euro për grurë

Shprehur në sipërfaqe është aplikuar për gjithsej 46.165 hektarë të mbjellë me grurë, mirëpo fermerët kanë përfituar vetëm për 31541 hektarë, ngase pas kontrollit administrativ dhe kontrollit në shkallën 100 për qind në terren, kjo sipërfaqe është zvogëluar për rreth 32 për qind.

Për deklarim të të dhënave në mënyrë të rrejshme janë përdorë sanksione për gjithsej 1982 hektarë, ndërsa në procesin e shqyrtimit janë edhe rreth 200 ankesa të fermerëve.

Për dallim nga viti i kaluar, numri i aplikacioneve nga 5467 fermerë dhe mbështetja financiare nga 2.1 milionë është rritur në mbi 50 për qind dhe kjo mbështetje do të vazhdojë të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/