Site icon Telegrafi

“100 euro janë të pamjaftueshme”, Murati i reagon Tahirit: Janë pak për ata që shpenzojnë mijëra euro për armë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, pasi ky i fundit kritikoi Qeverinë duke thënë se ndarja e 100 eurove është e pamjaftueshme.

“Për disa që shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për armë apo për fishekë mund të duken pak”, tha Murati seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Mes tjerash, ai tha se gjendja financiare të cilën e kanë lënë qeveritë e kaluara është një “katrahurë e vërtetë”.

“Ju, gjatë kohës që keni qenë në qeverisje paratë e taksapaguesve nuk keni dashur të kthehen te qytetarët, atyre u keni thënë merrini kursimet e pleqërisë ndërsa paratë e tyre i keni shpërndarë nëpër supermarkete. Ne edhe atëherë, edhe tash jemi konsistentë. Ju kemi thënë paratë e taksapaguesve kthejini te qytetarët, mos i detyroni me i prekë kursimet pensionale dhe me rreziku pleqërinë”, u shpreh Murati para deputetëve./Telegrafi/

Exit mobile version