Telegrafi

100 euro dënim për personat që ndezin fishekzjarrë në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Lladrovci ka nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht në sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Përmes kësaj urdhërese, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, në hapësirat publike dhe zona të banuara.

“Përjashtim nga kjo urdhëresë bënë data 31.12.2021 nga ora 23:00-00:30, e datës 01.01.2022 (një orë e tridhjetë minuta). Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro dhe për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, thuhet në komunikatë.

Ndalimi i përdorimit të tyre në hapësirat publike bëhet për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre. /Telegrafi/