Telegrafi

100 dollarë për të dërguar porosi tek Zuckerberg!

Blogu i famshëm i teknologjisë, Mashable dje ka raportuar se të gjithë përdoruesit e rrjetit social të cilët duan t’i dërgojnë porosi drejtorit të Facebook e kanë mundësinë e pagesës së 100 dollarëve, për tu siguruar që mesazhi të arrijë në postën e Zuckerberg. 

Nëse kjo shumë nuk paguhet, ka shumë gjasa që mesazhi të përfundojë në skedarin i cili zakonisht neglizhohet dhe ndërsa Facebook është duke synuar t’i filtrojë mesazhet e padëshiruara, kjo  porosi mbase mund të regjistrohet edhe si “spam”. 

Kompania është gjithashtu duke testuar një shërbim që lejon njerëzit të paguajnë 1 dollarë për mesazhet që ata duan t’i dërgojnë tek ata që nuk i kanë miq. / Telegrafi /