Site icon Telegrafi

100 ditët e Qeverisë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dorëzuar sot raportin e 100 ditësh të punës së tij.

Më poshtë raporti i plotë:

Në 100 ditët e para, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë shumë vendime që drejtpërdrejt ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarit të Kosovës. Gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë:

ü Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. Kjo kontratë është nënshkruar me Kompaninë Amerikane “Contour Global” e cila kontratë siguron investimin më të madh në Kosovën e pasluftës në vlerë prej 1.3 miliard euro. Projekti pas implementimit do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MË dhe do të jetë funksional nga viti 2023.

ü Në fillim të mandatit Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar dhe ratifikuar Marrëveshjen Threshold që mundëson investimin e 49 milionë dollarëve në ekonominë kosovare. Ky program do të realizohet duke u fokusuar në fusha shumë të rëndësishme për sektorin energjetik si rritja e eficiencës së energjisë elektrike për ekonomitë familjare, investimi në gjenerim të energjisë së ripërtëritshme si dhe në sundim të ligjit dhe transparencë qeveritare.

ü Është proceduar në Kuvend projekt-buxheti për vitin 2018, prej mbi 2 miliardë euro që është buxhet zhvillimor, garanton hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm.

ü Janë ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e plotë të MSA-së, duke përshpejtuar përmbushjen e ERA-s (Agjenda e Reformave Evropiane) me synimin për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2020.

ü Kosova është radhitur në mesin e 10 vendeve më reformatore në botë, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, për Doing Business.

ü Qeveria e Kosovës ka siguruar fonde shtesë në vlerë prej 4 milionë e 749 mijë e 377 euro për kryerjen e obligimeve të mbetura ndaj kategorive të Lirisë.

ü Qeveria e Kosovës ka ndarë të gjitha fondet e nevojshme për veteranët për vitin 2018.

ü Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 33 milionë euro për të gjithë invalidët e luftës çlirimtare.

ü Është shtuar buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për 18 milionë euro. Kjo shumë është dedikuar për shërim të qytetarëve jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe për pasurimin e listës së barnave esenciale.

ü Gjatë këtyre 100 ditëve Qeveria ka mbajtur 20 mbledhje ku janë marrë 244 vendime.

ü Janë aprovuar 48 projektligje shumë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, që janë në funksion të avancimit të shtetit të Kosovës dhe ato janë dërguar në Kuvendin e Kosovës për aprovim.: (shih aneksin nr. 1) këtu përmendim disa projektligje që kanë efekt të menjëhershëm:

Projektligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, (Rregullimi i statusit të kryeqytetit të Republikës së Kosovës duke i dhënë kompetenca shtesë në fushën e shëndetësisë, policisë, financave dhe shërbimeve publike).

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lirinë fetare në Kosovë (Njohja e statusit juridik të Bashkësive Fetare, regjistrimi, rregullimi i çështjes së varrezave dhe krijimi i Zyrës për Bashkësi Fetare).

Projektligji për ndryshim plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (Synon të prodhojë efekte të dukshme pozitive sa i përket parandalimit të konfliktit të interesit).

Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur (Synon kompletimin e infrastrukturës ligjore në sektorin e drejtësisë dhe avancimi i standardeve më të larta sa i përket trajtimit të të miturve).

Projektligji për Prokurorin e Shtetit (Synon rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e krimit).

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (MIE) (Marrëveshja Financiare e ratifikuar parasheh zbatimin e programit ku do të financohen projektet në vlerë prej 45.5 milionë euro dhe do të përkrahet sektori i konkurrueshmërisë dhe inovacionit, arsimi, punësimi dhe politikat sociale, si dhe të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve).

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, (Krijimi i bazës ligjore për investimin e mjeteve të privatizimit në tregun e letrave me vlerë dhe krijimin e bazës ligjore për bartjen e mjeteve të privatizimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës).

ü Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e Ligjit për Personat e Dhunuar gjatë Luftës, ligj ky që kishte mbetur pa u zbatuar që nga viti 2014, dhe me vendim të veçantë, Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës së Kosovës të jetë 230 euro.

ü Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë ka ndarë 230.000 euro për themelimin Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.

ü Qeveria e Kosovës ka marrë vlerësime të respektuara nga Amnesty International (AI). Në raportin e fundit AI vlerëson lart vendimin e Qeverisë së Kosovës për trajtimin e personave të dhunuar gjatë Luftës.

ü Me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë është shkarkuar Bordi i Agjencisë së Akreditimit dhe Cilësisë në Arsim, si dhe është propozuar bordi me përbërje të re.

ü Janë zbatuar masa të reja në koordinim me Policinë e Kosovës për operacionin e luftës kundër drogave nëpër shkolla – me ç‘rast është zvogëluar në minimum hapësira e delikuentëve dhe shitësve të drogave.

ü Qeveria e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe evitimit të rasteve të sulmeve të qenve endacak ndaj qytetarëve e posaçërisht ndaj fëmijëve ka ndarë për vitin 2018 – 542,000 euro, dhe ka projektuar për vitin 2019 – 542,000 euro kurse për vitin 2020 – 442,000 euro.

ü Gjatë fushatës zgjedhore përmes urdhëresës së drejtpërdrejtë të Kryeministrit për herë të parë është arritur zbatimi i plotë i rregullave për mospërdorimin e veturave dhe pasurisë shtetërore për fushatën zgjedhore të 22 tetorit dhe atë të balotazhit.

ü Është proceduar Projektligji i cili parasheh hapjen e procedurës për dhënien e leje qëndrimit të përhershëm për shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

ü Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

ü Është bërë mbështetja financiare për delegatët e Kuvendit të Kosovës që kanë shpallur Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, në vlerë prej 300 mijë euro, ku përfshihen 111 delegatë.

ü Janë krijuar lehtësira për prodhuesit vendorë të qumështit – nga 1 janari 2018 hiqet dogana dhe akciza për makineritë dhe pajisjet e tjera për këtë sektor.

ü Kanë filluar procedurat për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku qëllimi kryesor është ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s. Ky stadium do t’i mundësojë Kosovës që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare dhe njëkohësisht do të krijojë hapësirë për ngritjen e kapaciteteve sportive të gjeneratave të reja.

ü Gjatë kësaj periudhe Kosova ka siguruar një njohje ndërkombëtare nga Madagaskari.

ü Është aprovuar strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2017-2026 (MZHE) e cila i është dërguar Kuvendit për aprovim.

Vendimet e tjera të Qeverisë që pritet të kenë efekt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve janë:

ü Vendimi për emërimin e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

ü Vendimi për rishikimin e Matricës për metodën e llogaritjes së vlerës së kompensimit të objekteve të banimit në ZK Shipitullë (konform Dokumentit ‘’Korniza e Politikave për Zhvendosje për zonën Fusha e Mihjes së Re të Republikës së Kosovës’’.

ü Vendimi për lejimin e përparësisë për punësim në kushte të barabarta, për ata që janë banorë të zonës së veçantë në fshatin Hade dhe Shipitullë, në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

ü Vendimi me të cilin aprovohet kërkesa e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe Ish të Përndjekurve Politikë për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 44,500 euro.

ü Vendimet me të cilat janë shkarkuar 10 anëtarë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike (lidhet me zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane dhe sundimin e Ligjit) konform kërkesë së agjencinë kundër-Korrupsion.

ü Vendimi me të cilin aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave për të liruar nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vetë apo përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSH-së për lëndë të parë, për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit (MF).

ü Vendimi me të cilin aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave për lirim nga tatimi doganor i të gjithë prodhuesve që importojnë vetë apo përmes kontraktuesit, të cilët janë të Autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSH-së për: Lëndën e parë që përdoret në proces të prodhimit; Gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit; Të gjitha linjat e makinerive prodhuese të cilat përdoren në hapësira prodhuese për prodhim; si dhe Pajisjet e teknologjisë së informacionit (MF).

ü Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS. Janë ndarë 100,000 euro për këtë qëllim.

ü Vendimi me të cilin Miratohen Prioritetet Kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018 (përfshin qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, konkurueshmëri, klimë të investimeve dhe energji).

ü Vendimi me të cilin miratohet kompensimi financiar i njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990, të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më datën 2 Korrik 1990 dhe më datën 7 Shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992 (MPMS).

ü Vendimi me të cilin kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që për periudhën një (1) vjeçare të pezullojë procesin e privatizimit të pasurive të paluajtshme (tokave) që janë nën menaxhimin e saj (MTI) me qëllim të krijimit të zonave të lira ekonomike.

ü Vendimi për kompensimin e fermerëve vendorë për dëmin e pësuar me rastin e ngordhjes së kafshëve-gjedheve nga sëmundja Gungore e Lëkurës (SGL/LSD), gjatë vitit 2016 (ZKM) 1,362,332.82 €.

ü Vendimi me të cilin aprovohet kërkesa e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë (MFSK).

ü Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe ka aprovuar 8 Rregullore dhe udhëzime ndërsa nga ana e ministrave janë nxjerr 28 akte nënligjore.

Gjatë kësaj periudhe janë aprovuar 4 Koncept dokumente të rëndësishme si:

ü Koncept Dokumenti për Ndërmarrjet Publike (MZHE) (rregullon qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike).

ü Koncept Dokumenti për pezullimin dhe largimin nga detyra të zyrtarëve publikë (MD) (ndikon në luftën kundër korrupsionit).

ü Koncept Dokumenti për Fushën e Financimit të Subjekteve Politike (ZKM) (ndikon në llogaridhënien dhe auditimin e financave të subjekteve politike).

ü Koncept Dokumenti për trajtimin e Partneritetit Publiko-Privat (MF) (ndikon drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik).

ü Më 27 nëntor është mbajtur mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ku janë diskutuar dhe nënshkruar 12 marrëveshje të bashkëpunimit që kanë për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lehtësirave për bashkëpunim për dy vendet tona në fushat si në vijim:

Ø Diasporës 3 marrëveshje;

Ø Politikës së Jashtme 1 marrëveshje;

Ø Në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian një marrëveshje;

Ø Bashkëpunimit në mes të Zyrave të Kryeministrit një marrëveshje;

Ø Sigurimit për realizimin e të Drejtës për Pension një marrëveshje;

Ø Zhvillimit të Investimeve një marrëveshje;

Ø Të drejtës së autorit një marrëveshje;

Ø Bujqësisë një marrëveshje;

Ø Në fushën e mjedisit një marrëveshje;

Ø Energjisë një marrëveshje.

ü Është përgatitur drafti i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2018.

ü Është përgatitur drafti i Programit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-asociimit.

ü Është përfunduar Manuali për hartimin e Koncept Dokumenteve, për të përmirësuar zhvillimin dhe hartimin e dokumenteve të politikave.

ü Është hartuar koncept dokumenti për Planin e Hershëm Indikativ të Punës së Qeverisë me qëllim të planifikimit më të mirë të punës së Qeverisë.

ü Është hartuar Koncept-dokumenti për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun.

ü Është shpallur Konkursi për dy (2) Borde të Ndërmarrjeve Publike, për Anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh. A. dhe Telekomit të Kosovës me qëllim të funksionalizimit të Trepçës.

ü Është përgatitur programi legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës; që përmban gjithsej 74 Projektligje, prej të cilave deri më tani janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjithsej 36 Projektligje.

ü Me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së qytetareve në vendimmarrje janë dalur për konsultim publik 59 dokumente, të cilat janë aprovuar në Qeveri.

ü Është aprovuar Planit Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2018-2020, qëllimet janë: shëndetësia, mirëqenia sociale, punësimi, mbrojtja ligjore dhe qasja gjithëpërfshirëse.

ü Të gjithë qytetarët me paraplegji dhe tetraplegji do të kompensohen në shumën prej 150 euro, duke siguruar gjithashtu edhe kujdestarin i cili kompensohet me shumën e njëjtë, ku përfitues do të jenë afërsisht mbi 2500 qytetarë me parapegji dhe tetraplegji.

ü Janë ofruar 460 orë shërbime në gjuhën e shenjave në të gjitha institucione publike, për afërsisht 400 persona.

ü Janë ndarë mjetet prej 18,400 euro për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar me qëllim të rehabilitimit të tetëdhjetë (80) qytetarëve me aftësi të kufizuar.

ü Janë ndarë mjetet në shumë prej 478,876 euro për rregullimin e protezave të invalidëve të luftës.

ü Janë ndarë 50,000 euro për Shoqatën e Invalidëve të Luftës, me qëllim të rehabilitimit të invalidëve.

ü Janë ndarë mjetet prej 200,000 euro për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

ü Është emëruar Hetuesi i Hekurudhave në kuadër të Komisionit për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike.

ü Familjeve të personave të zhdukur iu janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të 30 personave, ku në të gjitha rastet e lartshënuara, shpenzimet e rivarrimit janë kompensuar nga buxheti i shtetit.

ü Është publikuar monografia ‘Fshati i Vrarë’ (në nderim të viktimave të Masakrës së 26 Marsit 1999 në Krushë të Vogël).

ü Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, agjenci e cila ka filluar ndihmën për veteranët, invalidët e familjet e dëshmorëve që kanë nevojë për këshilla apo përfaqësim juridik.

ü Rreth 600 studentë të këtyre kategorive të dala nga Lufta janë trajtuar dhe pajisur me vërtetime të nevojshme per studime falas dhe vendosje në Konvikte falas.

ü Është përpiluar Udhëzuesi për rolin dhe përgjegjësitë e Rrjetit për politika të gjuhëve.

ü Janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 24.950 euro për komunitetet në Komunën e Leposaviqit me qëllim të ofrimit të shërbimeve në shëndetësi.

ü Kryeministri i Republikës së Kosovës më 27 shtator 2017 ka vizituar Republikën e Shqipërisë. Gjatë vizitës ka zhvilluar takime me drejtuesit e shtetit shqiptar.

ü Kryeministri Haradinaj ka vizituar Brukselin më 17 nëntor 2017, ku ka marr pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit.

ü Janë kryer inspektime në 20 ndërmarrje të cilat zhvillojnë praktika me rrezatim bërthamor.

ü Janë lëshura 13 leje për Import – transport të burimeve radioaktive, 17 Licenca për praktika me rrezatim, 7 Regjistrime për rrezatim jo-jonizues, 7 Autorizime për Ekspertë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe 2 njohje.

ü Është bërë kompensimi i fermerëve për kafshët e ngordhura në vitin 2016 nga sëmundja gungore në shumë prej 1,362,332.82 €.

ü Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, janë realizuar programet e vaksinimit për parandalimin e sëmundjeve infektive të kafshëve në territorin e Republikës së Kosovës.

ü Në aspektin e sigurisë ushqimore gjithsej janë kontrolluar 5673 mostra.

ü Me qëllim të testimit të kualitetit të qumështit janë kryer 13928 analiza.

ü Në aspektin e shëndetit të kafshëve janë testuar mbi 1500 mostra.

Janë prodhuar 38 statistika në fushën e bujqësisë dhe të ambientit, ekonomike dhe llogarive kombëtare, çështje Sociale dhe të popullsisë.

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

· Është procesuar Kontrata për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore nga Komisioni Evropian, për Reformën në Administratë Publike, deri më 15 dhjetor (25 milion euro).

· Për ndërmarrjen e vlerësimit të gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave është hartuar një plan veprimi gjithëpërfshirës.

· Është hartuar Memorandumit i Bashkëpunimit në mes të Kuvendit dhe Qeverisë për të racionalizuar dhe vendosur vijat e llogaridhënies për agjencitë e pavarura, të themeluara sipas nenit 142 të Kushtetutës së Kosovës.

· Është hartuar plani i veprimit për racionalizimin e agjencive të pavarura dhe organeve qendrore në kuadër të Qeverisë (agjencive ekzekutive).

· Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë është punuar në hartimin e projektit për ndërtesën e shkollës profesionale në Komoran, shkollës fillore në Fushticë të Epërme të komunës së Drenasit, kurse në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës është punuar në ndërtimin e ndërtesës së Rektoratit të këtij universiteti dhe të ndërtesës së gjeoshkencës.

· Janë trajnuar 1649 nëpunës civilë, nëpërmjet 45 moduleve të trajnimit në fusha të ndryshme.

MINISTRIA E ADMINISTRIMIT DHE PUSHTETIT LOKAL

Përmes mekanizmave të mbikëqyrjes së punës së komunave MAPL ka monitoruar 70 mbledhje të mbajtura të Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës, prej të cilave 65 kanë qenë mbledhje të rregullta dhe 5 të jashtëzakonshme.

Kuvendet e Komunave kanë miratuar gjithsej 233 akte (218 vendime dhe 15 rregullore), prej të cilave MAPL ka vlerësuar 80 akte të ligjshme, ndërsa 153 akte janë duke u shqyrtuar.

MAPL-ja ka zhvilluar platformën për vlerësim elektronik të akteve komunale ku qëllimi është avancimi i sistemit të monitorimit si dhe vlerësimi i ligjshmërisë së akteve komunale.

Është hartuar dhe dorëzuar Udhëzuesi për Obligimet e Komunave Para dhe Pas Procesit Zgjedhor.

Janë realizuar gjithsej 57 trajnime, ku janë trajnuar 1726 zyrtarë komunal.

Nga fondi bashkëfinancimit me IPA, vetëm për zhvillimin e infrastrukturës ekonomike lokale janë paraparë 3.5 mil. €, për fushat (objekte publike, rrugë, ndriçim solar dhe trotuare, kanalizime, fusha të sportit, ujësjellës si dhe vendosja e kamerave në vendet publike).

Nga 59 projekte janë përfunduar 32 projekte komunale dhe në proces të zbatimit janë edhe 27 projekte në vlerë prej 865,572.00 €.

Është shënuar progres edhe në kuadër të zbatimit të programeve për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe është vazhduar puna e implementimit të 3 programeve të Bashkëpunimit ndërkufitar për IPA II: Shqipëri – Kosovë, Kosovë – Maqedoni dhe Mali i Zi – Kosovë, duke u zyrtarizuar shpalljet për thirrje për projekt propozime për të tri programet, në vlerë totale financiare prej 6,120,000.00 Euro, nga të cilat:

Programi BNK-së IPA II Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, Shuma në dispozicion e kësaj thirrje është 2,040,000.00 €;

Programi BNK-së IPA II Shqipëri – Kosovë 2014-2020, Përfituese janë gjithsej 5 projekte, shuma në dispozicion e kësaj thirrje është 2,040,000.00 € dhe

Programi BNK-së IPA II Maqedoni– Kosovë 2014-2020, Shuma në dispozicion e kësaj thirrje është 2,040,000.00 €.

Në kuadër të programeve të IPA janë realizuar gjithsej 21 projekte në vlerë prej 6,820,971.67 Euro, të ndara kështu:

Programi i BNK-së IPA I Mali i Zi – Kosovë 2011-2013, janë financuar 9 projekte në vlerë të përgjithshme 3,135,275.14 €;

Programi i BNK-së IPA I Shqipëri – Kosovë 2010-2013, janë financuar 6 projekte në vlerë të përgjithshme 1,049,115.00 € dhe

Programi i BNK-së IPA I Maqedoni – Kosovë 2010-2013, janë financuar 6 projekte në vlerë të përgjithshme 2,636,581.53 €.

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

· Është hartuar programi për aftësim të edukatoreve në shërbim që punojnë me fëmijë të moshës 0-3 vjeçare dhe moduli i trajnimit “Bashkëpunimi edukatore-prind në institucionet parashkollore”.

· Ka vazhduar pajisja e klasave për parafillorë me pajisje moderne në komunën e Gjakovës dhe monitorimi i trajnimit të mësuesve në të gjitha komunat.

· Janë licencuar 8 kopshte private si dhe janë në procedurë të licencimit 52 të tjera.

· Janë certifikuar 30 mësimdhënës nga 7 shkolla për arsimin gjithëpërfshirës, janë trajnuar dhe certifikuar 50 anëtarë të ekipeve komunale të vlerësimit.

· Ka përfunduar hartimi i programeve lëndore për lëndët nacionale: gjuhë, histori, art dhe muzikë. Janë hartuar programet lëndore për lëndët nacionale për klasat 0, 1, 2, 6, 7, 10 dhe 11, janë përkthyer udhëzuesit për fusha sipas KKK-së nga gjuha shqipe në gjuhët turke dhe boshnjake, si dhe është hartuar dhe përgatitur dokumentacioni shkollor pilot në gjuhët turke dhe boshnjake.

· Për nxënësit e komuniteteve, turk dhe boshnjak, janë furnizuar me tekste shkollore falas në gjuhën e tyre edhe për vitin shkollor 2017/2018 për klasat 1-5.

· Janë përzgjedhur 506 nxënës të shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përfitues të bursave.

· Gjatë kësaj periudhe është realizuar monitorimi dhe mentorimi i 21 komunave, si dhe i 25 shkollave në lidhje me zbatimin e politikave për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mos regjistrimit të shkollës.

· Janë organizuar trajnime për zbatimin e Kornizës Kurrikulare në 6 komuna, trajnime për gjithëpërfshirje për 7 grupe të mësimdhënësve, si dhe është rifreskuar katalogu i programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

· Janë dhënë licenca të karrierës për 1100 mësimdhënës, ka angazhuar 5 zyrtarë të Qendrave Didaktike për vendosjen e aplikimeve për licencë në bazën e të dhënave (deri tani janë procesuar 330 licenca), si dhe ka aprovuar Rregulloren e punës së Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve.

· Është realizuar një kampanjë për ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në PISA 2018.

· Janë furnizuar me inventar 15 objekte shkollore.

· Janë formuar 7 Këshillat industriale në 7 fakultete, si dhe ka filluar projekti për rangimin e institucioneve të arsimit të lartë.

· Në bazë të Marrëveshjes me Universitetin e Sheffieldit, është bërë përzgjedhja e 62 studentëve përfitues sipas programeve me bursë 100 % dhe 50 %.

· Është nënshkruar Marrëveshja e Pajtimit për themelimin e Institutit Ballkanik për Teknologji të Qëndrueshme në bashkëpunim me CERN (Qendra Evropiane për Hulumtime Nukleare).

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Programi për Pagesa Direkte që nënkupton subvencionimin e fermerëve, për vitin 2017 ka buxhet prej 23 milion euro dhe përfshinë subvencionimin në tri kategori: blegtori, hortikulturë dhe drithëra.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e mbjelljeve vjeshtore me kulturat bujqësore, ku janë mbjellën gjithsej 70,513.3 ha me grurë dhe 3955 ha me kultura të tjera bujqësore (elb, thekër, bimë foragjere), pra gjithsej 74,508.3 ha.

Janë nënshkruar tri (3) marrëveshje të bashkëpunimit me KK Vushtrri, KK Mitrovicë, KK Prizren, NH Ibër Lepenc dhe KRU Radoniqi & Dukagjini me qëllim të mundësimit të realizimit të projekteve për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes.

Janë përzgjedhur kompanitë punë kryese për realizimin e projekteve të ujitjes, ku parashihen të futen nën ujitje rreth 738 ha tokë bujqësore.

Nga Projekti “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” është arritur realizimi i aktiviteteve në 34 komunat e Kosovës; organizimi i 229 këshillimeve nga ekspertë, ku pjesëmarrës në këto këshillime ishin 2,766 fermerë. Janë trajtuar 25 tema në sektorë të ndryshëm, të bujqësisë. Është bërë organizimi i 102 këshillimeve me tema të ndryshme, kanë përfituar 1673 fermerë.

Janë realizuar pyllëzime në sipërfaqet e zhveshura prej 290.00 ha, ku janë angazhuar 600 punëtorë për një periudhë 2 mujore.

MINISTRIA E DIASPORËS DHE INVESTIMEVE STRATEGJIKE

· Në Berlin u organizua Forumi i parë ekonomik i Diasporës Shqiptare, ku u nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi: marrëveshja ndërmjet NTP “Arta Tex” dhe AO “Dienstleistung GmbH” nga Gjermania, nga sektori i drurit; marrëveshja ndërmjet mobilierisë “Max” dhe “Bau Tec”, ndërsa kontratë u nënshkrua edhe ndërmjet Rrjetit të bizneseve shqiptare në Kanada dhe Rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë.

· Me qëllim të shmangies së procedurave dhe pritjeve të gjata në kalimet kufitare nga bashkatdhetarët tanë është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Byronë Kosovare të Sigurimit, me ç’rast është arritur pajtimi që pagesat për Kartonin e gjelbër të bëhen përmes formës “online”, duke shmangur kështu pritjet e gjata në kalimet kufitare.

· Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka dërguar rreth 14.000 tekste dhe mjete mësimore në 11 shtete të botës.

· Janë hapur dhe funksionalizuar mbi 10 shkolla/klasë të mësimit plotësues në Gjermani dhe Itali, me 150 nxënës.

· Projekti tradicional “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë” këtë vit është realizuar në Slloveni, Austri, Zvicër dhe Greqi.

· Janë realizuar më shumë se 30 aktivitete të ndryshme kulturore, letrare, shkencore dhe sportive, me pjesëmarrje të mbi 150 pjesëtarëve të diasporës.

· Qendrat Kulturore në Diasporë, në tri shtete , Turqi, Zvicër dhe Suedi, kanë organizuar më shumë se 35 aktivitete, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të identitetit shqiptar në diasporë.

MINISTRIA E DREJTËSISË

· Është hartuar, aprovuar dhe ka filluar punën në zbatimin e Planit Zhvillimor Strategjik 2018-2021. Qëllimi i këtij Plani është të përcaktojë drejtimet e zhvillimit të sistemit të drejtësisë në periudhën 2018-2021.

· Ka filluar reformën legjislative përmes rishikimit/hartimit të Projektligjeve, Projekt-Kodeve dhe Koncept-Dokumenteve në fushat përkatëse të Luftës kundër korrupsionit, me fokus në:

– Koncept-dokumentet për Fushën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për deklarimin, prejardhjen e pasurisë; rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve dhe projektligjin për Përgjegjësitë Disiplinore për Gjyqtarë dhe Prokurorë.

– Përmbushjes së obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane si vijon: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, dhe koncept-dokumentin për Suspendimin, përkatësisht largimin nga puna të zyrtarëve publikë.

– Forcimin e Gjyqësorit, përmes hartimit të pakos së ligjeve, që përfshijnë: Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Gjykatat. Rëndësi të veçantë i është dhënë reformimit të fushës penale dhe asaj civile, përmes rishikimit dhe hartimit të Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur, si dhe hartimit të Kodit Civil, që do të jetë një ndër arritjet më të mëdha të legjislacionit të Republikës së Kosovës.

· Janë nënshkruar dy Marrëveshje Ndërkombëtare: 1) Traktati ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim dhe 2) Traktati ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Transferimin e Personave të Dënuar.

· Janë realizuar 160 trajnime të ndryshme në fushën e ekstremizmit dhe de-radikalizmit të të burgosurve, në dhënien e ndihmës së parë, si dhe janë trajnuar 60 oficerë korrektues për sigurinë dinamike dhe 60 oficerë për ndihmë të parë dhe shpëtim.

· Në aspektin infrastrukturor, është investuar në renovimin e bllokut 6 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, renovimin e Bllokut “I” në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mbulimin e Serës në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ndërtimin e Pikës “O”/Portës Hyrëse në Burgun e Sigurisë së Lart në Gërdoc, Instalimin e sistemit të ujësjellësit nga puset në Qendrën Korrektuese në Dubravë – Faza e II-të, Renovimin e Qendrës për trajnime në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë, ndërtimin e Serës në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë, etj.

· Janë hartuar Kurrikulat Bazike për Shërbimin Sprovues të Kosoves;

· Janë organizuar trajnime dhe punëtori për zyrtarët e SHSK-së të lidhur me rehabilitimin, risocializimin dhe ri integrimin e personave që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, si dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm.

· Janë ekzekutuar gjithsej 23 vendime të dërguara nga Gjykatat Kompetente, për administrimin e pasurive të sekuestruar ose të konfiskuara, janë realizuar 2 ankande për shitjen e pasurive të konfiskuara, u janë dhënë në shfrytëzim 8 vetura institucioneve shtetërore.

· Janë kryer 87 autopsi.

· Avokatura Shtetërore gjatë kësaj periudhe ka hapur/pranuar 640 raste të Procedurës Kontestimore, Jo kontestimore, Përmbarimore dhe Administrative.

MINISTRIA E FINANCAVE

· Ka aprovuar vendimet për lirim nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit për lëndë të parë, gjysmë produkte, vija të prodhimit dhe pajisje të TI-së.

· Ka aprovuar vendimin për lirim nga tatimi i akcizës për lëndën ndihmëse, e cila merr pjesë në procesin e prodhimit.

· Është hartuar Projektligji i Buxhetit për vitin 2018 dhe vlerësimet 2019-2020.

· Eshtë bërë përmbushja e Kushteve të Kosovës për aderim në kapitullin VIII të shteteve të zhvilluara nga Kapitulli XIV të Fondit Monetar Ndërkombëta.

· Janë aprovuar dy marrëveshjeve financiare ndërkombëtare për kredi në shumë prej 35,100,000.00€ (Projekti për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Projekti për Konkurrueshmëri dhe Gatishmëri për Eksport) të negociuara me Bankën Botërore.

· Janë aprovuar dy Konventa ndërkombtarë për Doganën, për thjeshtëzim të procedurave dhe përshkrim të mallit.

· Është nënshkruar me Qeverinë e Luksemburgut Marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

· Është nënshkruar marrëveshja për kontribut të KFË (bankës gjermane për zhvillim) në kapitalin e FKGK në shumë prej mbi 7 milion EURO duke mundësuar garantimin e një portofoli kreditor prej rreth 26 milion EUR që nga fillimi i operimit të tij.

· Është themeluar Sekretariati i ri i Grupit të Përhershëm Qeveritar për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare.

· Është finalizuar drafti i parë i Programit Kombëtar për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018 ku janë paraparë reforma specifike që do të ndihmojnë tutje në përmirësimin e konkurueshmërisë të ekonomisë sonë.

· Janë realizuar të gjitha ankandet e parapara sipas kalendarit të letrave me vlerë, përfshirë emetimin e suksesshëm për herë të parë të Obligacionit 7 vjeçar.

· Është nxjerr Udhëzuesi Administrativ për Operatorët e Autorizuar Ekonomik ku janë marrë një numër i konsiderueshëm i vendimeve të natyrave të ndryshme të procedurave me ndikim ekonomik, si dhe Autorizime dhe Licenca për çështje të Akcizave, e të gjitha këto ndikojnë në lehtësirat tregtare.

· Për herë të parë është propozuar implementimi i “Rregullit mbi Pagat” që parasheh rritje të pagave në sektorin publik, në linjë me rritjen ekonomike.

· Është themeluar Komiteti për PPP-në, me përbërje të re.

· Eshtë përfunduar vlerësimi me Bankën Botërore për përformancën e menaxhimit të Borxhit.

· Eshtë përfunduar vlerësimit nga Fondi Monetar Ndërkombtarë për përformancën e Administratës Tatimore të Kosovës.

MINISTRIA E FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

· Ka vazhduar procesi i implementimit të aktiviteteve të Planit të Fazës “Zero” e cila fazë përfshinë periudhën e planifikimit para vendimit për transformimin e MFSK/FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Kosovës (MM/FAK), si dhe rishikimi i draft-dokumenteve të hartuara për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Kosovës me prioritet për fazën A deri E që nënkupton periudhën e planifikuar kohore 120 ditëshe pas vendimit politik për transformim.

· Në funksion të realizimit të aktiviteteve të ofruara nga NATO në MFSK është mbajtur Konferenca për Ndërtimin e Integritetit në institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë nga ana e përfaqësueseve të NATO-s.

· Ka vazhduar bashkëpunimi intenziv me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

· Në nivele ministrash, shefash të mbrojtjes dhe drejtorësh kemi marrë pjesë në takimet e organizuara në kuadër të Kartës së Adriatikut -A5. Më 01 Dhjetor , Ministri i FSK-së me ftesë të ministres së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, ka marrë pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

· Ka vazhduar zbatimi i programeve trajnuese e arsimore me partnerët ndërkombëtar si organizimi i Konferencës së VII “FSK dhe partnerët”.

· Një ekip prej 11 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile (Task Forca e Kërkim-Shpëtimit) kanë realizuar trajnimin e kërkim-shpëtimit në male në Republikën e Kroacisë.

· FSK ka intervenuar sipas thirrjeve në 280 raste si dhe kanë demoluar dhe asgjësuar 710 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, si: granata, mina, bomba kasetore, projektil etj.

· Me kërkesë të qeverisë shqiptare, më 06 dhjetor Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për dërgimin e kontigjentit të FSK-së për mbështetje të autoriteteve shqiptare për tejkalimin e situatës së rënduar pas përmbytjeve nga reshjet atmosferike në zona të ndryshme të Shqipërisë.

· Është bërë dorëzim-pranimi i donacionit të pajisjeve të komunikimit ,,Harris’’, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan nga Ambasada e SHBA-ve.

· Avancimi i politikave për integrimin e komuniteteve jo shumicë dhe i politikave rreth të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore ka vazhduar, nga FSK-ja diplomuan dy kadetë, një nga radhët e komuniteti serb e tjetri nga ai boshnjak.

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS

· Autostrada Prishtinë- Hani i Elezit- punimet janë duke vazhduar në trasenë, Kyqja në Babush – Kyqja Ferizaj – Kyqja Doganaj – Kaçanik -Hani i Elezit, realizimi i punëve është 76%.

· Për segmentin Kijevë – Zahaq, në bashkëpunim me ËBIF (Ëestern Balkan Investment Frameëork) janë duke vazhduar përgatitjet për implementimin segmenti rrugor.

· Është aprovuar Projekti Preleminar për segmentin rrugor Kijevë – Zahaq (32 km).

· Është finalizuar draft marrëveshja me BERZH-in në vlerë prej 71 mil. euro e cila pritet të aprovohet nga Bordi i BERZH-it gjatë këtij viti.

· “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2 Milloshevë – Mitrovicë”, e financuar nga kredia me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB-së), Fondi Saudit për Zhvillim (SFD-së) dhe Fondi i Opekut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) është duke vazhduar.

· Janë duke vazhduar punime në mbi 96 projekte kapitale në rrugë nacionale dhe rajonale dhe rrugë lokale me bashkëfinancim me komuna. Janë mirëmbajtur mbi 2000 km autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale.

MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN

· Qeveria ka përmbyllur me sukses raundin e parë të mbledhjeve të strukturave të përbashkëta me BE-në për mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së.

· Është përmbyllur me sukses hartimi i kontributit të parë të institucioneve të Republikës së Kosovës për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, që përmbledh në 500 faqe përgjigjet në mbi 1,500 pyetje.

· Është duke bërë rishikimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, për vitin 2018 do të parashohë zbatimin e rreth 500 reformave strategjike që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmbushjen e detyrimeve.

· Qeveria ka përshpejtuar ndjeshëm përmbushjen e 22 prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane., ku gjysma e tyre janë përmbushur.

· Kemi bërë hapa të pakthyeshëm në depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, me ç’rast Qeveria ka shkarkuar të gjithë anëtarët e bordeve, bazuar në rekomandimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

· Me qëllim të dinamizimit të procesit të integrimit Evropian, janë miratuar prioritetet për procesin e integrimit Evropian për vitin 2018, të cilat do të jenë bazë e përgatitjes së takimit të ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe Kosovë-BE.

· Është arritur krijimi i platformës së përbashkët elektronike, në të cilën do publikohen aktet e përkthyera të legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

· Më 27 tetor, institucionet me sukses kanë përmbyllur ratifikimin e IPA 2016, pjesa e parë, me ç’rast ka hyrë në fuqi marrëveshja që parasheh zbatimin e programit në vlerë prej 45.5 milionë € nga BE-ja për sektorin e konkurrueshmërisë dhe inovacionit, arsimit, punësimit dhe politikat sociale, si dhe të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve.

· Kanë përfunduar negociatat dhe jemi në pritje të nënshkrimit edhe të Marrëveshjes financiare IPA 2017, ku pjesa e parë siguron 48 milion € për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, energjinë, rritjen e konkurrueshmerisë, investimet në bujqësi, arsim dhe punësim. Ndërsa, pjesa dy do të jetë përkrahje drejtpërdrejt buxhetore në vlerë prej 22 milion €, si dhe 3 milionë € si asistencë teknike.

· Qeveria dhe donatorët kanë mbajtur Forumin e Nivelit të Lartë ku u konstatua që shuma e përgjithshme e asistencës së donatorëve për vitin 2016 ishte 174 milion €.

MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM

· Është bërë ndarja e ndihmës së harmonizuar për stabilizimin e familjeve të kthyera dhe familjeve të rrezikuara nga radhët e komuniteteve minoritare, përmes pakove të harmonizuara (mobilje, teknikë e bardhë dhe ushqim) për 16 familje si dhe është implementuar 1 projekt infrastrukturor.

· Janë mbështetur 400 familje të kthyera në të gjitha fazat e aktiviteteve të saj në komunat e Pejës, Klinës, Istogut, Obiliqit, Fushë Kosovës, Gracanicës, Novobërdës, Kamenicës, Shtërpcës, Prizrenit dhe Rahovecit.

· Janë përkrahë 390 familje përfituese me kushte të rënda socio-ekonimike me material ndërtimor, të cilat janë në funksion të kthimit, riintegrimit dhe stabilizimit të komuniteteve në të gjitha regjionet e Kosovës.

· Janë zbatuar gjithsej 115 projekte prej 122 projekteve të zgjedhura, nga të cilat 98 projekte të vogla për zhvillimin e biznesit, 22 iniciativa me bazë komunitare dhe të dy të biznesit. Në përgjithësi projektet e zbatuara kanë krijuar mbi 110 vende të punës me orar të plotë, mbi 80 vende pune me kohë të pjesshme dhe ka siguruar më tej vazhdimësinë e mbi 80 pozitave ekzistuese. 40% e bizneseve të mbështetura kanë qenë grupe të rrezikuara në aspektin e zhvillimit në mesin e komuniteteve jo-shumicë (gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe të kthyerit nga komunitetet jo-shumicë).

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT

· Aktivitetet Kulturore janë subvecnionuar në total prej 178,850.00 €.

· Janë mbështetur 17 projekte me një shumë prej 70,000.00 Euro (shtatëdhjetë mijë euro).

· Është realizuar projekti “Trajnim në punë” ku përfitues kanë qenë 120 të rinj, Regjioni i Mitrovicës dhe Prishtinës.

· Është realizuar projekti “Sallonet” ku përfitues kanë qenë 500 të rinj, në 10 komuna të Republikës së Kosovës, në shumë prej 6,700 euro.

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

· Për shpronësim të pronave për interes nacional janë përgatitur 8 Vendime ku janë kompensuar afërsisht 6.3 milionë euro për 312 pronarë.

· Janë zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për shpronësim në Shipitullë dhe Hade.

· Është nënshkruar projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë, e mundësuar nga agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në vlerë rreth 4 milionë dollarë.

· Me kryetarin e Komunës së Mitrovicës është nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Kopshti Botanik” në Mitrovicë, që kap vlerën 100,000.00 euro.

· Gjatë kësaj periudhe janë realizuar aktivitete inspektuese në fushën e mjedisit, ujërave dhe natyrës, 231 inspektime me procesverbal, 2 vendime për ndalim të aktivitetit, 33 inicime në Gjykatë për kundërvajtje, 4 dënime nga gjykata, 9 pezullime nga gjykata, 8 përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve.

· Në fushën e planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit janë realizuar aktivitetet inspektuese si në vijim: 56 inspektime me procesverbal, 6 vendime për ndalim të aktiviteteve, 1 inicim në Gjykatë për kundërvajtje, si dhe 13 përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

· Është lansuar fushata “Muaji kundër trafikimit me njerëz”, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për dukurinë e trafikimit me njerëz dhe avancimin e parandalimit të trafikimit me njerëz në Kosovë.

· Policia e Kosovës ka evidentuar 12157 raste, prej të cilëve 8641 vepra penale të natyrave të ndryshme, janë ndaluar 842 dhe janë arrestuar 3811 persona si dhe janë konfiskuar 310 armë zjarri dhe 3667 copë municion. Janë realizuar 1880 asistime organeve, organizatave dhe agjencive të ndryshme.

· Janë mbështetur institucionet e Republikës së Shqipërisë pas përmbytjeve në disa zona, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka dërguar ekipet për shpëtim dhe mbështetje në operacionet e shpëtimit.

· Është miratuar Strategjia për Sigurinë në Bashkësi për periudhën 2018-2023.

· Është aprovuar Programi Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil.

· Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ri-pranim dhe Protokollin për zbatim të kësaj marrëveshjeje, si dhe Protokollin për ndjekjen e menjëhershme ndërkufitare.

· Është nënshkruar protokollin sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuadër të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë “MARRI” rreth përmirësimit të procedurave për vendosjen e identitetit të migrantëve të parregullt.

· Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike është anëtarësuar në koalicionin ndërkombëtar për siguri kibernetike “Cyber Aëareness Coalition”.

· Është miratuar Profili i Migrimit 2016 i cili përmban të dhënat dhe analizën e trendëve të migrimit për vitin 2016.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka rezultuar me takime të shumta me shtete mike, përkrahëse të Kosovës, si dhe me një numër të madh të përfaqësuesve të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, përmes këtyre takimeve është siguruar përkrahje e Kosovës për njohje bilaterale si dhe anëtarësim në Organizata ndërkombëtare.

Njohja nga Madagaskari është një ndër arritjet kryesore të Republikës së Kosovës për këtë periudhë 100 ditore.

Janë organizuar takime të karakterit strategjik në Ëashington DC me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, përfaqësues të Kongresit dhe Senatit, shoqërisë civile.

Me rëndësi të veçantë janë trajtuar edhe vizitat në kryeqendrat e shteteve kryesore të Evropës, qoftë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale por edhe për avancim në procesin e integrimeve Evropiane.

Është realizuar një vizitë në Turqi e cila ka rezultuar me takime të shumta B2B, B2G dhe G2G.

Një vizitë e karakterit miks, pra politik dhe ekonomik, është zhvilluar edhe në Hungari për të shqyrtuar mundësitë e financimit të projekteve kapitale në vendin tonë. Të gjitha këto vizita kanë arritur qëllimin e tyre të përafrimit të biznesit vendor me partnerë të huaj.

Është organizuar seminar i karakterit rajonal për Politikë të jashtme Evropiane.

Është organizuar Konferenca Diplomacia dhe Turizmi në Shtator të këtij viti me pjesëmarrës të fushave që ndërlidhen me turizëm.

Janë themeluar grupe punuese për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si INTERPOL, Këshill i Evropës, UNESCO, si dhe aderimin në Konventa Ndërkombëtare etj.

MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE

· Janë ndërmjetësuar në punësimin e 2248 personave, prej tyre në punësimin e rregullt të 1134 personave, janë trajtuar 1114 persona (në vetëpunësim, punë publike, trajnim në punë dhe subvencionim të pagave), janë përfshirë në trajnime 1,176 punëkërkues, ndërsa janë certifikuar rreth 725 punëkërkues.

· Sa i përket praktikës në punë, MPMS-ja së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe UNDP-së kanë nënshkruar 200 kontrata për praktikë për të sapo diplomuarit në universitete të ndryshme të Kosovës.

· Është nënshkruar Marrëveshje e Bashkëpunimit me MASHT dhe GIZ në kuadër të programit “Të rinjtë, Punësimi dhe Arsimi, në shumën prej 12.000.000 Euro (dymbëdhjetë milionë euro). Kjo marrëveshje pritet të ndihmojë në përmirësimin e punës dhe punësimit, aftësimit profesional, orientimit në karrierë si dhe riintegrimit të të rikthyerve.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

· Është emëruar Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

· Janë dhënë gjashtë (6) autoambulanca që do të shërbejnë në fuqizimin e shërbimeve emergjente në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komuna.

· Është bërë përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

· Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është hapur Reparti i ri i kujdesit intensiv qendror në QKUK.

· Janë ndarë mjetet e nevojshme financiare në buxhetin e vitit 2018 për projektet e infrastrukturës që janë në fazën e zbatimit, si ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë si dhe për ndërtimin e Spitalit në Podujevë.

· Është finalizuar projektimi i dislokimit të instalimeve nëntokësore në funksion të krijimit të kushteve për fillim të ndërtimit të Klinikës së Re të Pediatrisë në QKUK, si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

· Janë aprovuar dy (2) udhërrëfyes klinik nga lëmia e shëndetit riprodhues të cilët janë adaptuar sipas metodologjisë së mjekësisë së bazuar në dëshmi.

· Janë licencuar 27 institucione shëndetësore private.

· Janë licencuar 710 profesionistë shëndetësorë dhe janë lëshuar 404 licenca të punës.

· Janë ndërmarr hapat e nevojshëm për funksionalizimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, ku do të rritet numri i stafit me 24 zyrtarë të rinjë si dhe është duke u punuar në plotësimin e parakushteve të tjera të nevojshme, përfshirë sistemin e informimit të Fondit të sigurimeve ku janë duke u përcaktuar modalitetet teknike.

· Qeveria për vitin 2018 që fokusohet në tri shtylla, përfshirë rritjen e numrit të punëtorëve shëndetësor për 300 pozita, ngritjen e buxhetit për barna dhe ngritjen e buxhetit për investime kapitale. Në total buxheti i sektorit të shëndetësisë përfshirë edhe grantin qeveritar është rritur për mbi 18 milion euro krahasuar me vitin 2017.

MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË

· Banka Botërore, në Raportin e saj të të Bërit Biznes, ka ranguar Kosovën në mesin e 10 vendeve më reformatore në botë, pasi që kemi avancuar në rangim për 20 pozita – nga vendi i 60-të në atë të 40-të.

· Me qëllim të rritjes së eksportit, rritjes së numrit të turisteve të vendit, kapaciteteve prodhuese, rritjen e konkurrencës, zëvendësimin e importeve me prodhime vendore, rritje të punësimit janë organizuar tri (3) panaire ndërkombëtare jashtë vendit, dy (2) panaire kombëtare brenda vendit dhe dy (2) konferenca sektoriale.

· Janë kontaktuar njëqindedhjetë (110) kompani të huaja dhe janë vizituar për së afërmi njëzet (20) kompani të huaja, të cilat janë njoftuar për shërbimet përkrahëse që ofron KIESA.

· Janë realizuar katërdhjetë (40) vizita tek bizneset dhe njëherit janë finalizuar rezultatet për ndërmarrjet më konkurrente të vitit në tri kategoritë e vogël dhe të mesme për shtatë regjionet e Kosovës.

· Ka përfunduar anketimi i tetëqind (800) NVM lidhur me nevojat e tyre për trajnime dhe është hartuar raporti i analizës së trajnimeve.

· Janë mbështetur (195) studentë-praktikantë.

· Është nënshkruar kontrata me Shoqatën për Teknologji të Informacionit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Inkubatorit të Biznesit në Bernicë.

· Janë bashkë-financuar katër (4) zona ekonomike në vlerë prej një milion (1) euro (Zona ekonomike në Shtime, ka përfituar 60,000 euro, Zona ekonomike në Budrike-Viti, ka përfituar 250,000 euro, Zona ekonomike në Shirokë-Suharekë, ka përfituar 345,000 euro dhe Zona Ekonomike në Qylagë – Lipjan, ka përfituar 345,000 euro).

· Është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME) (2014-2020)”.

· Është vendosur tarifa prej katër (4) cent për kg për miellin i cili importohet nga Serbia.

· Është funksionalizuar TASK FORCA e të bërit biznes, e cila do të koordinojë reformat e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes.

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK

· Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë 2017-2027, e cila paraqet vizionin për qëndrueshmërinë e sigurimit me energji, Efiçiencën e energjisë, dhe zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme.

· Është arritur progres me investitorin “Contour Global” në lidhje me Marrëveshjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Dhe jemi në finalizim të përmbylljes së negociatave në koordinim me Bankën Botërore dhe mekanizmat e tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

· Është aprovuar themelimi i Ndërmarrjes Publike Lokale Qendra Multifunksionale në Mitrovicë.

MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL

· Është themeluar dhe konsoliduar në masë madhe Ministria.

· Është hartuar Programi për të përkrahur bizneset të cilat gjenerojnë vende të reja pune, i cili për dy vitet e para 2018-19 do të krijojë rreth 1500 vende pune të qëndrueshme si dhe deri në vitin 2020 do të iniciojë krijimin edhe të 1500 vendeve të reja punës të cilat do të kompletohen në vitin 2021, që në total do të arrijë rreth 3 mijë vende pune të qëndrueshme në periudhën 4 vjeçare.

· Është hartuar Programi për përkrahjen infrastrukturës për zhvillim socio-ekonomik në pesë rajonet ekonomike me projekte të infrastrukturës publike, lansimi i programit në vlerë prej 2 mil. € do të bëhet pas miratimit të buxhetit për vitin 2018.

MINISTRIA E INOVACIONIT DHE NDËMARRËSISË

Është themeluar dhe konsoliduar në masë të madhe Ministria.

Është Themeluar Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, i cili ka rol këshillues për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Është mbështetur “Java Globale e Ndërmarrësisë”.

Janë bërë vizita në terren me qëllim të identifikimit të kërkesave dhe nevojave të NVM-ve dhe qendrave ekzistuese të Inovacionit.

Exit mobile version