Site icon Telegrafi

100 ditë në pushtet dhe 4 mijë vrasje, Presidenti: Ja arsyeja që po e bëj

Ndodhet prej 100 ditësh në krye të shtetit, por presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deri tani ka shkaktuar 4 mijë të vdekur, të cilët kanë pasur lidhje me drogën, qoftë si konsumatorë apo si shpërndarës.

Për herë të parë ai ka rrëfyer historinë që ka nisur nga fëmijëria si një ngjarje shumë dramatike, e cila “mprehu” edhe karakterin e tij në këtë drejtim. Duke folur për Al Jazeera, Duterte është shprehur se abuzuar seksualisht nga një prift i droguar ndërsa ishte në shkollë gjatë viteve 1950.

“Isha shumë i ri në atë kohë dhe kisha shumë frikë nga ajo që mund të ndodhte. Si mund të ankohesha? Isha i frikësuar”, – është shprehur Duterte.

Ai u shpreh se luftën kundër drogës është duke e bërë për të mbrojtur brezin e ardhshëm. “Nëse më shkatërroni shtetin, do t’ju vras. Është diçka e ligjshme. Nëse ju shkatërroni fëmijët tanë, unë do t’ju vras. Është një deklaratë shumë korrekte. Nuk më intereson se çfarë thonë të drejtat e njeriut. Unë kam detyrën të mbroj brezin e ardhshëm. Nuk më plas nëse shkel të drejtat e njerëzve”, janë fjalët e presidentit Duterte.

Exit mobile version