Telegrafi

100 bërthama për Android

Kompania e cila është në pronësi të plotë të Creative, në çipin e vet të quajtur ZMS-40 kombinon katër bërthama Corex-A9 me takt pune prej 1.5 GHz së bashku me 96 njësi “StemCell” përgjegjëse për përpunimin e përmbajtjeve multimediale. Sipas pohimeve nga ZiiLabs, çipat janë në veçanti të adaptuar për pajisjet e bazuara në Android 4.0 (Ice Cream Sandwich).

Vitin e kaluar ZiiLabs paraqiti sistemin e ngjashëm të quajtur ZMS-20 i cili ëshët i bazuar në dy bërthama Cortex-A9 dhe 48 njësi “StemCell”, por për momentin nuk ka informata për asnjë pajisje që po e përdorë atë. /Telegrafi/