Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot i janë bashkuar mbi 100 të rinj nga Komuna e Vushtrrisë.
“Në një tubim të organizuar me këtë rast, e në të cilin merrte pjesë edhe Kryetari i AAK-së Haradinaj, është thënë se angazhimi dhe serioziteti i AAK-së si parti politike, kjo në adresimin e çështjeve jetike për qytetarët e Kosovës, ka qenë faktor vendimtarë i orientimit të këtyre të rinjve kah AAK-ja”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së
Haradinaj nga ana e tij, duke iu uruar mirëseardhje anëtarëve të ri, u tha të rinjve të sapo anëtarësuar të Vushtrrisë, se ata nuk do të jenë numra por do të dëgjohet zëri i tyre dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes në AAK./Telegrafi/