Telegrafi

10:0

Fituesi është ditur muaj më parë, ndërsa kjo ndeshje ishte rutinore, e një niveli shumë të dobët, ku Spanja e shfrytëzoi për mrekulli që t’i vë në funksion sulmuesit e saj jashtë formës si Fernando Torres dhe David Villa.

Kombëtarja të cilën e mund pa problem edhe FC Prishtina, ishte pa gjasa qysh në minutën e pestë, kur sserinë e golave e hapi Fernando Torres (5’).

Në pjesën e parë Spanja shënoi edhe tri gola tjetër, me anë të Silvas (31’), Fernando Torresit (33’) dhe David Villas (39’), për rezultatin 4-0.

Shfaqja u bë më artistike në pjesën e dytë. David villa (49’ dhe 64’) e kompletoi hettrikun, ashtu sikruse Fernando Torres që kompletoi hettrikun me dy gola tjerë (57’ dhe 78’), teksa Mata realizoi në minutën e 66-të, kurse për rezultatin përfundimtar 10-0 me golin e tij të dytë personal në këtë takim shënoi David Silva (89’).

Vlen të përmendet se Fernando Torred dështoi të realizonte na pika e bardhë, por shpejt e përmirësoi gabimin e tij.

Me këtë fitore, Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave dhe mban vendin e parë në Grupin B. 

Tahiti kthehet në shtëpi, por së paku mund të ndihet krenar pasi portieri i ekipit e qëlloi rezultatin sakt para takimit. /Telegrafi/


STC by futbolsapiens