Qindra mijëra shtetas të Maqedonisë jetojnë në Gjermani dhe 80 deri në 100 perona çdo ditë po kërkojnë një vizë pune, tha sot ambasadori gjerman Gerberich gjatë një vizite në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë tashmë 100.000 shtetas të Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, ato janë baza e bashkëpunimit dypalësh. Mendoj se numri i njerëzve që shkojnë në Gjermani do të jetë edhe më i madh. Çdo ditë, aplikimi për një vizë pune është nga 80 deri në 100 persona. Studimi i alfabetit gjerman, nga njëra anë, u mundëson atyre të gjejnë punë në Gjermani. Megjithatë, ne dëshirojmë që zhvillimi të jetë në drejtim jo vetëm që të largohen nga vendi dhe të shkojë në Gjermani, por përvojat që do t’i fitojnë atje, t’i zbatojnë në vendin e vetë. Situata politike luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, për para, por edhe njerëzit kanë nevojë për siguri dhe stabilitet ligjor në mënyrë që ata të mund të kthehen. Ne nuk duam të punojmë vetëm në drejtim të të gjithë atyre që e njohin gjuhën për t’u larguar nga vendi, por dëshirojnë që të ketë edhe prej atyre që të kthehen këtu. Ky është qëllimi ynë i përbashkët”, tha ambasadori Gerberich.
Ai në Manastir vizitojë qendrën për gjuhë gjermane, ku u takua me konsullen e Austrisë, Valentina Ilieva, e cila është edhe profesoreshë e gjuhës gjermane.
“Shumë bashkështetas tanë dëshirojnë që të studiojnë dhe të punojnë jashtë vendit dhe nëpërmjet Qendrës së gjuhës gjermane në Manastir pajisen me diplomë të njohur ndërkombëtarisht”, tha Ilieva./Telegrafi/