Çdo vit, American School of Kosova (ASK), vlerëson përpjekjet e nxënësve dhe i motivon ata edhe më tej duke iu ofruar bursa meritore bazuar në vijueshmërinë e orëve mësimore, notën mesatare, rezultatet e testit MAP dhe angazhimin e tyre në aktivitetet jashtë kurrikulës mësimore.
Edhe këtë vit, American School of Kosova, shpërbleu nxënësit e saj më të suksesshëm të këtij viti akademik. Nxënës nga klasa e 3-të deri në klasën e 11-të pranuan bursa për vitin e ardhshëm, shuma e së cilave arrin mbi 35.000 euro.
Jo vetëm nxënësit aktual shpërblehen nga ASK. Por ASK-ja është e njohur për mundësi të shumta për bursa të cilat janë të hapura për të gjithë nxënësit e Kosovës. Vetëm këtë vit, ASK ka dhuruar bursa me vlerë mbi 65.000 euro për nxënës të rinj, që do t’i bashkohen ASK-së në shtatorin e këtij viti.
American School of Kosova vazhdon të mbështesë fuqishëm nxënësit e saj, njëkohësisht duke u ofruar edhe shumë mundësi nxënësve të rinj nga e gjithë Kosova që të bëhen pjesë e këtij komuniteti të suksesshëm. /Telegrafi/