Telegrafi

10 Vjet Provit – Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

Në një dekadë të plotë të angazhimit dhe punës së palodhshme, Provit, kompani e njohur për produkte të shëndetshme dhe sportive, po feston 10-vjetorin e saj të themelimit. Nisur më 27 Mars 2013, Provit ka shënuar një udhëtim të jashtëzakonshëm duke filluar me një vizion të qartë për të përmirësuar shëndetin dhe performancën fizike të komunitetit.

Filloi si një ëndërr e vogël në qytetin e Prishtinës, Provit shpejt u rrit dhe u bë një emër i njohur në treg. Në fund të vitit 2014, Provit filloi rrugëtimin drejt suksesit të vërtetë, duke vendosur qendrën e saj kryesore në Ulpianë, ku dhe operon aktualisht.

Në këtë rrugëtim të gjatë, Provit ka bërë hapa të rëndësishëm duke u bërë distributor i produkteve të brendit botëror MuscleTech dhe më pas duke u bërë distributor zyrtar i brendit Optimum Nutrition për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në vitin 2016. Ky sukses i jashtëzakonshëm u shtri edhe në rajon me hapjen e dy qendrave të reja në Tiranë, Shqipëri, më 23 Mars 2015 dhe në Shkup, Maqedoni, më 10 Tetor 2017.

Për të festuar këtë 10-vjetor të suksesit, Provit dëshiron të shprehë falënderimet e saj të thella ndaj të gjithë klientëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm. Si një shenjë e mirënjohjes, Provit po organizon një giveaway të veçantë në faqen e saj të Instagramit deri me 22 Prill, duke ofruar mundësinë për të fituar:

1x Udhëtim në Romë për 2 persona

Set të suplementeve:

2x 150 EUR

2x 100 EUR

2x 70 EUR

10x Case për iPhone

10x Maica

 

Provit do të vazhdoj të punoj me përkushtim për të ofruar produkte cilësore dhe shërbime të shkëlqyera për të gjithë komunitetin.

Për më shumë kontaktoni:

Tel: 044 555 503

Facebook: ProvitShpk

Instagram: Provit_kosovo

 

Gëzuar #10vjetProvit!