Telegrafi

10 vjet Duplex!

Për shumë prej nesh fjala Duplex Club është sinonimi i kënaqësisë, vendi i kujtimeve më të bukura, e vendi i parë, e ndoshta edhe i vetëm, që na bie ndërmend kur bëhet fjalë për jetën e natës në Prishtinë.

Shumë prej nesh e kemi ende të freskët kujtimin e hapjes së këtij klubi nate, tashmë i konsideruar si klubi më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, fitues i vetëm i “FashionTV Nightlife Award” në Ballkan dhe më gjërë. Netë plot glamur, musafirë special, program i larmishëm, kreativitet, korrektësi e përfeksion deri në detajin e fundit është ajo që ky klub ofroi qysh nga dita e parë e operimit.

Këtë vit, më 10 qershor, Duplex Club, tashmë nën emërtimin Duplex Premium, feston 10 vjetorin e krijimit. U bënë 10 vjet Duplex, 10 vjet sukses!

Me fytyra nga më të njohurat, me surpriza e detaje interesante, me program të menduar mirë, ky pritet të jetë eventi i vitit – event që do të mbahet mend për kohë të gjatë, që do të mbyllë një dekadë të suksesshme të Duplex Club, e do të hapë sezonin veror më të nxehtë ndonjëherë.

Duplex Club ka dëshmuar për 10 vjet tashmë se po rritet e po bëhet një familje e madhe, një shtëpi e dytë për shumë prej nesh. Është vend që mbledh elitën, vend që sjellë ndryshimin, vend lider që tregon rrugën e suksesit e bëhet inspirim edhe për të tjerët.

Më 10 qershor festohen 10 vjet kënaqësi, 10 vjet dashuri për një dhe të vetmin – Duplex Club.