Policia e Durrësit njofton se rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme dyshohet se një 10-vjeçar polak aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, raporton A2 CNN.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/