Një aksident është shkaktuar në Kuçovë mbrëmjen e djeshme, ku automjeti ka përplasur një të mitur me inicialet N.K. Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.
Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratat e tij në lidhje me aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor.
10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/