Telegrafi

10-vjeçari merr rrugë qindra kilometërshe

Djaloshi nga qyteti Manheim kishte vendosur të vizitonte gjyshin e gjyshen, që jetojnë në Lituani, prandaj të shtunën kishte hipur në një tren, pa i njoftuar prindërit e tij paraprakisht.

Udhëtimi i tij kishte marrë fund pas 200 kilometrash, kur konduktori e ka kuptuar se djaloshi nuk kishte biletë dhe ishte pa përcjellje të prindërve, andaj menjëherë e kishte lajmëruar policinë.

Djaloshi i “pafat” natën e kishte kaluar në një shtëpi për fëmijë, ku të dielën kishte ardhur e ëma e tij e brengosur, për ta kthyer në shtëpi. Ajo pak kohë pasi kishte kuptuar se i biri i saj nuk ishte askund kishte lajmëruar policinë lokale për humbjen e tij.