Telegrafi

10 vite Xbox

Xbox ishte rezultat i hulumtimit dhe punës së gjatë të ekipit DirectX të Microsoftit, që përbëhej nga njerëzit si Kevin Bachus, Seamus Blackley dhe Ed Fries, ndërsa që ishte prezantuar nga vet Bill Gates në GDC në vitin 2000. Xbox ia solli klasikët e lojërave si Halo, e botën e lojërave e ndryshoi tërësisht në vitin 2002 me prezantimin e shërbimit Xbox Live, i cili deri sot ka bërë për vete mbi 35 milion shfrytëzues.

Në majin e vitit 2006 është publikuar informata se janë shitur më shumë se 24 milion copë të kësaj konsole, prej të cilave 16 milion në SHBA, 6 milion në Evropë dhe 2 milion në Azi. Prodhimi i Xboxit ishte ndërprerë pak para fundit të vitit 2006 kur Microsoft në tërësi vendosi ti përkushtohet pasuesit – Xbox 360.

A keni pasur ndonjëherë Xbox? A luani lojëra në Xbox? Cilat lojëra ju kanë pëlqyer më së shumti? Mos ngurroni të komentoni … /Telegrafi/