Çifti i njohur i skenës Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festojnë sot (e mërkurë) 10 vjetorin e lidhjes së tyre.
Ata bëjnë duet në jetë por edhe në skenë. Me vite të tëra kanë sjellë këngë mbresëlënëse në bashkëpunim, të cilat janë pëlqyer jashtë mase nga publiku.
Mrekullia e tyre mban emrin Ameli, vajza e tyre e vogël, prindërit e së cilës po festojnë sot 10 vjetorin e njohjes me njëri-tjetrin.
Ka qenë kantautori Alban Skënderaj ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Miriamin, teksa i dedikon disa fjalë emocionuese me rastin e kësaj dite.
“Sot 10 vjet nga dita qe te njoha! Vite qe iken midis sfidave, aventurave, dhimbjes dhe lumturise, por mbi te gjitha DASHURISE.
Ti je pjese e imja, pjese e trupit dhe shpirtit tim! Pa ty nuk kam orientim, je ti ylli im polar, drita ne erresire, uji ne shkretetire, dielli ne dimer dhe shiu ne vere! Te kam dashur ne cdo frymarrje dje, te dua njesoj dhe shume sot dhe ne shekujt ne vazhdim…” (sic) shkruan Alban Skënderaj. /Telegrafi/