Telegrafi

10 vite komunikim me VALA dhe IPKO

Drejtori ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha ka thënë se Posta dhe Telekomi i Kosovës, ka deklaruar se brenda vitit 2009 PTK-ja ka pasur rritje të jashtëzakonshme të konsumatorëve , shtim të shërbimeve në të gjitha fushat si telefoni mobile, telekom dhe shërbime postare.

Haxha ka thënë se kanë iniciuar shumë projekte të mëdha kapitale strategjike që në mënyrë të pa diskutueshme e rritin vlerën e PTK -së gjë që është qëllimi kryesor i menaxhmentit.

Sipas tij përmbushja dhe tejkalimi i planit të biznesit per vitin 2009, rritja e numrit të konsumatorëve të operatorit VALA per 150 mije, inicimi i projekteve strategjike kapitale, si Fiber to School , faza e gjashtë e VALA-s, IPTV (internet protocol TV), zgjerimi i rrjetit te VALA-s, perkatesisht mbulushmeria e tërë territorit të banuar të Republikës së Kosovës, zgjerimi i pikave afariste përfshirë këtu edhe pjesët e banuara me banorë joshqiptar, integrimi i minoriteve si dhe krijimi një ambienti të punës dhe diciplinës së lartë punonjesëve të PTK-së.

Kryeshefi ekzekutiv Haxha është shprehur se përkundër këtyre sfidave menaxhmenti i PTK –së po punon që të arrijm që të ofrojmë produkte e shërbim të shumta të cilat po i kërkojnë konsumatorët tanë dhe pikërisht ky orientim kah konsumatori ka bërë që numëri i konsumatorëve tanë të rritet për mbi 150 mijë për më pak se gjashtë muaj, ose thënë ndryshe për çdo muaj PTK sh.a ka përfituar afërsisht 30 mije konsumator ne telefonin mobile".

“PTK është bashkëfituese e licenes së katërt në Shqipëri me 5 kompani të tjera nga Shqipëria.

Projekti është në implementim siç e dini realizimi merr kohë dhe se menaxhemnit është duke punuar shumë ne rritjen e vlerës së PTK sh.a e ardhmja e PTK -së është e sigurte si kompani publike me profitabile në Kosovës, e konsoliduar profesionale me shërbime bashkohore te telekomunikacionit konkurruese jo vetëm ne Kosove por edhe ne regjion gjithnjë ne sherbim te konusamtoreve"
Ndërsa Alban Kastrati ka thënë se IPKO mund të konsiderohet njëra ndër kompanitë kosovare e cila ka pasur rritjen dhe zgjerimin më të madh në tregun e Kosovës.
“E themeluar më 1999, IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron spektër të plotë shërbimesh dhe përmbajtjesh të integruara në telefoni mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital dhe internet, për më pak se dy vite operimi në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, IPKO ka përvetësuar rreth 40 për qind të tregut të telefonisë mobile, pjesë e tregut kjo e cila gjithnjë në rritje.

Për më shumë, IPKO mbetet lider i tregut në ofrimin e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor digjital, ndërsa edhe telefonia fikse ka marrë një pjesë të tregut, për një kohë të shkurtër”, ka deklaruar ai.

Sipas Kastratit me hyrjen e saj në treg, IPKO ka sjellë konkurrencë në tregun e telefonisë mobile dhe përfitime të shumta për konsumatorët. “Depërtimi i telefonisë mobile IPKO në treg, ka ulur çmimet, ndërsa ka ngritur cilësinë e shërbimeve, në nivelin më të lartë të mundshëm, në anën tjetër, kemi qenë mjaft dinamik edhe në ofrimin e produkteve të reja, shumica prej të cilave nuk janë ofruar më parë në tregun e telefonisë mobile në Kosovë”, ka potencuar ai.
Duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2008, telefonia mobile IPKO ka lansuar në treg më shumë se 40 produkte dhe shërbime për konsumatorë individual dhe për biznese.

“Kemi arritur të mbulojmë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, të ofrojë shërbimin roaming me një çmim unik dhe të standardizuar me 27 shtetet e BE’së, duke përfshirë edhe shërbimin GPRS (internet në telefon mobil), pako të personalizura për biznese, dhe biseda me 0 euro brenda ekipeve në biznes”, ka nënvizuar ai.

Ai ka premtuar se gjatë tërë vitit, IPKO do të kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani. (epoka e re)