Telegrafi

10 vite iPod

Pajisjet e para kanë pasur diskun me kapacitetin prej 5 GB dhe kishin mundësi të mbajnë rreth 1000 këngë, e çmimi i tyre ishte 399 dollarë. Përkundër kritikave të shumta dhe çmimit goxha të lartë Apple gjatë dy muajve të parë të shitjes arriti të shes rreth 125,000 pajisje. Shitja vazhdoi të rritet, e oferta është zgjeruar me pajisjet e formateve, ngjyrave dhe kapaciteteve të ndryshme.

Apple në momentet e popullaritetit më të madh të pajisjes për katër vite radhazi shiste më shumë se 50 milion iPod. Gjatë çerekut të vet të fundit fiskal Apple shiti 42.6 milion iPod, që ende është një rezultate i mirë, por popullariteti i pajisjes është në rënie e sipër, në pjesën më të madhe për shkak të popullaritetit të telefonave “të mençur” të cilët ofrojnë pjesën më të madhe të funksioneve të playerëve klasik të muzikës.

Krejtësisht Apple deri tani ka shitur 320 milion iPod.