Site icon Telegrafi

10 vitaminat që duhet të marrë çdo grua për të shmangur problemet me shëndetin

Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura.

Kryesisht femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të marrin me patjetër këto vitamina dhe të shmangin disa probleme me shëndetin:

1 Vitamina C

Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin. Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.

2 Vitamina B7

Vitamina B7 ose biotini është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore. Ndihmon në shëndetin e mirë të gjëndrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve. Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave. Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji. Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.

3 Vitamina E

Kjo vitaminë ka aftësinë anti-moshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën. Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet. Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.

4 Vitamina A

Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike. Janë të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.

5 Vitamina B6

Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar. E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.

6 Vitamina K

Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me fletë jeshile.

7 Vitamina B9

Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës. Mund ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.

8 Vitamina B2

Vitamina B2 njihet si riboflavin dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjen normale. Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metablozmin dhe funksionet nervore. Të pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.

9 Vitamina B12

Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave. Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës. Gjendet tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe cerealet e fortifikuar.

10 Vitamina D

Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore. /Telegrafi/

Exit mobile version