Një studim i kryer nga ‘Çfarë vesh kush’, ka zbuluar veshjet që meshkujt i cilësojnë më tërheqëse tek femrat.
Që nga fustani i ‘zi klasik tek bluza me shpatulla të zbuluara, ja 10 veshjet themelore që çdo femër duhet t’i ketë në gardërobë. Dhe lajmi i mirë është se shumë prej tyre mund t’i keni tashmë në dollapin tuaj.
Fustani i shkurtër i zi
Fustani i shkurtër i zi është një domosdoshmëri për gardërobën e çdo femre. Është ideal për raste të veçanta dhe perfekt për t’ju bërë të dukeni të parezistueshme.
Këpucët me taka
Çdo femër ka nevojë për një palë taka të larta për raste të veçanta. Takat e larta e tregojnë trupin më të gjatë, përmirësojnë qëndrimin dhe ecjen dhe krijojnë një iluzion optik të këmbëve më të holla e më të gjata.
Diçka e kuqe
Ekzistojnë disa elemente që shtojnë sensualitetin e një femre, dhe ngjyra e kuqe është padyshim një prej tyre. Shkencëtarët thonë se gratë që veshin diçka të kuqe janë më tërheqëse për meshkujt, edhe nëse kjo është vetëm një buzëkuq.
Shpatulla të zbuluara
Asgjë nuk është më tërheqëse se një palë shpatulla të zbuluara. Bluzat dhe fustanet me shpatulla të zbuluara janë superfemërore – është një mënyrë shumë seksi dhe femërore të tregosh lëkurën pa zbuluar më shumë se ç’duhet.
Fustan pas trupit
Ekuilibri mes të qenët sensuale dhe vulgare është të mos tregosh gjithçka menjëherë. Një fustan i ngushtë pas trupit nuk ka nevojë për një dekolte super të hapur për t’ju dhënë një pamje seksi, por të gjithë sytë do të jenë mbi ju.
Xhaketë lëkure
Është padyshim një nga veshjet bazë që kurrë nuk del kurrë nga moda dhe ju jep një pamje ekstravagante dhe shik në të njëjtën kohë.
Veshje dantelle
Është e vështirë të gjesh një material më romantik se dantella. Mund të jetë e ëmbël, flirtuese apo seksi, varet nga rasti dhe qëllimi. Vetëm disa detaje dantelle në veshjen tuaj mund t’ju bëjnë më tërheqëse.
Kurriz i zbuluar
Është trendi, seksi dhe gjithmonë në modë. Bluzat apo fustanet me kurriz të zbuluar janë të shkëlqyera dhe një mënyrë e thjeshtë për të treguar pak nga lëkura juaj duke qëndruar klasike.
Xhinse dhe bluzë e bardhë
Ndonjëherë gjërat e thjeshta janë më të mirat. Do të dukesh gjithmonë e mrekullueshme me një miksim të xhinseve blu dhe një bluze të bardhë dhe është një veshje që pothuajse çdo femër e ka në dollapin e saj.
Kostum sportiv
Padyshim që asnjë femër nuk ndihte seksi teksa djersin e veshur me rrobat sportive në palestër. Por fakti është se meshkujve u duket shumë tërheqëse një femër që stërvitet me rroba sportive.