Telegrafi

Më 10 tetor mbahet Parada e Krenarisë në Kosovë

Me 10 tetor 2018, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.

Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen mes datave 5 e 9 tetor.

Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Lirisë “.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i/e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.