Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Tutje thuhet se deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë
Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.
Në total numri i rasteve aktive është 46. /Telegrafi/