Site icon Telegrafi

Më 10 prill seancë për mosbesim të Qeverisë së Maqedonisë, deri më 13 prill do të vendoset pakoja reformuese

Seanca e Kuvendit në të cilën do të përcaktohen ligjet reformuese duhet të mbahet më 10 ose 11 prill. Kjo është një nga konkluzionet e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinuesit e grupeve të deputetëve, në të cilin nuk mori pjesë përfaqësuesi i opozitës OBRM-PDUKM.

Kthimi i opozitës në punën e Parlamentit ishte paralajmëruar mbrëmë nga lideri i opozitës Hristian Mickoski, por siç potencojnë nga grupi i deputetëve ata do të kthehen në Kuvend me një pikë, ndërsa ajo është interpelanca e Qeverisë.

Pritjet janë se këto ditë OBRM-PDUKM do ta përgatisë propozimin, por nuk dihet se kur do të dorëzohet deri në arkivin e Parlamentit. Seanca duhet të caktohet më së voni në afat prej tri ditësh pas dorëzimit.

Nga VMRO-DPMNE megjithatë thonë se pritjet e tyre janë se seanca për mosbesim të Qeverisë do të ishte pas Pashkëve.

Nëse do të marrin pjesë në seancë me ligjet reformuese, për të cilat Mickovski mbrëmë tha se pothuajse janë harmonizuar, prej atje thonë se do të marrin pjesë përderisa paraprakisht mbahet seanca për interpelancë të Qeverisë.

Ajo do të thotë se përderisa grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së e parashtron iniciativën për interpelancë të Qeverisë para Pashkëve seanca do të caktohet më 10 prill, ndërsa menjëherë pastaj më 11 prillit do të caktohet seanca për ligjet reformuese.

Nga shumica qeveritare thonë se duan këto ligje të vendosen deri më 13 prill, para Raportit për progresin e vendit më 17 prill./AIM/

Exit mobile version