Site icon Telegrafi

10 parti politike në Maqedoni nënshkruajtën deklaratë për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e parakohshëm të shtatzanisë

Foto: Ilustrim

Dhjetë parti politike e kanë nënshkruar sot Deklaratën me të cilën obligohen që ta ndryshojnë Ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë. Deklarata u nënshkrua nga OBRM-Popullore, Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë (RMD), Dinjiteti, E Majta, Partia Liberale, Partia Liberal Demokratike, Partia e re social demokrate, Të bashkuar për Maqedoninë, Partia për emancipimin e plotë të romëve, LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Platofrma për barazi gjinore u ka bërë thirje të gjitha partive politiek që të zotohen se pas zgjedhjeve do ta ndryshojnë këtë Ligj të miratuar në vitin 2013. Kjo platformë do të punojë me të gjithë mbështetësit e deklaratës për t’u realizuar premtimi i dhënë me nënshkrimin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version