Site icon Telegrafi

10 pacientë me COVID-19 pozitivë po trajtohen në ShSKUK

Foto: Arkiv

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version