Site icon Telegrafi

10 notarë në Shkup

Janë gjithsej 10 notues të dy klubeve nga Kosova që do të marrin pjesë në mitingun ndërkombëtar të notit “13 nëntori” që mbahet më 16 dhe 17 nëntor në Shkup.

“Notarët e dy klubeve të Kosovës do të marrinë pjesë në Shkupë në garën ndërkombëtare: ‘13 Nëntori’ që organizohet me datën 16 dhe 17 Nëntor 2013, nga Klubi i Notit “Beta” nga Shkupi, në bashkëpunim me Federatën e Notit te Maqedonisë, garë në të cilen në bazë të paraqitjes do të marrin pjesë rreth 400 garues të grupmoshave të ndryshm, nga klube të shumë shteteve si: Izraeli, Rusia, Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Kroacia. Në këtë garë pritet një konkurrencë shumë të fortë”, thuhet në një njoftim të Federatës së notit të Kosovës.

Dy klubet kosovare të notit do të paraqiten me këta garues: Rita Zeqiri dhe Eda Zeqiri (KN Step), Melisa Zdrella, Tanush Hysa, Ardit Hysejini, Agon Hysejini, Meriton Veliju, Shpetim Caka, Endrit Sveqla, Endi Haxha (KN Scan Color). /Sporti1/Telegrafi/  

Exit mobile version