Site icon Telegrafi

10 ngjyrat e veshjeve Pranverë 2015

Propozimet e sfilatave të fundit të modës risjellin në vëmendje turkezen, të gjelbrën e lehtë, pastelin dhe ngjyrat e ëmbla të luleve. Pastaj koordinojnë botën magjike të peizazheve tropikale, duke vendosur një ndjenjë freskie të pashoqe me ngjyrën e lehtë të detit, tendencë edhe e muajve të ngrohtë.

Ka një ndikim për të shkuar drejt ngjyrave të qeta dhe të ëmbla, të cilat theksojnë siluetën, por në të njëjtën kohën, përziejnë edhe nuancat delikate mes tyre, shkruan revistaclass. Këto janë ngjyrat që ju propozohen për sezonin Pranverë 2015, por që janë ngjyra tendencë edhe për sezonin e verës.

Ndiqni 10 ngjyrat e freskisë: salmon, turkeze, vjollcë, marsela, e gjelbër (si gjethe), okër, gri e lehtë, sherbelë, rozë livande, e verdhë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version