Site icon Telegrafi

“10 herë na ka thënë po, të gjitha kushtet ia kemi plotësuar” – prapaskenat e bisedimeve me Mërgim Berishën dhe mënyra se si në fund e ‘tradhtoi’ Kosovën

Bajram Shala ishte i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve”, ku ka rrëfyer ekskluzivisht se çfarë ka ndodhur me situatën e Mërgim Berishës.

Ishte raportuar shumë se Berisha do të vinte të luante për Kosovën, por që kishte refuzuar me dhjetëra herë sipas menaxherit të Kombëtares së Kosovës.

“Mërgim Berisha ka pranuar të luajë për Kosovën 10 herë, 10 herë nuk ka erdhi”, ka thënë fillimisht Shala.

“Leje e kerrit (patentë shoferin) ta ndreqim. Gjithçka, çfarë të duash, fol. Më ka thirr agjenti i tij 1 miliard herë në telefon”.

“Në fund, po më thirr në telefon, djali (Mërgim Berisha) ka një lëndim, është me rëndësi për të që të luajë për Gjermaninë, sepse merr një transferim të mirë dhe e siguron jetën me atë”.

“100 mijë sene i kemi bë për të këtu edhe unë, edhe kryetari i Federatës edhe drejtori, gjithçka kemi bërë për të”.

“I kemi ndalë disa gjëra me 1 milion intervenime, që kanë mundur ta dëmtojnë pas andej (Berishën). I kemi ndalë me premtimin që ka me ardh me luajt për Kosovën”, ka shtuar mes tjerash Shala.

Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.

Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/

 

Exit mobile version