Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e cila para fillimit të sezonit dimëror u paraqit si shpresë për rikthimin e jetës turistike në Kodrën e Diellit, ka publikuar disa foto të skiliftëve të blerë, por që nuk janë vënë në funksion, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo iniciativë thonë se këto skiliftë do të duhej të ishin realizuar në vitin 2015, por në realitet ato mbahen në depo dhe nuk po përdoren./Telegrafi/