Telegrafi

10 milion denarë buxhet për Universitetin Nënë Tereza

Alsat-M bën të ditur se në bazë të rishikimit të buxhetit të vendit, për Universitetin ”Nënë Tereza” (UNT) për vitin akademik 2016/2017 do të ndahen vetëm 10 milion denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ish-ministri Abdilaqim Ademi, në dhjetor të vitit të kaluar, pati deklaruar në Tv21 se projekti do të kushtojë 15 deri 20 milion euro, varësisht nga parametrat që so të parashihen.

Projekti për ndërtimin e objektit të UNT-së ende nuk është gati, kurse buxheti i ulët jep shenja se ndërtimi mund të mos fillojë këtë vit. Qeveria ditë më parë mori vendim që universiteti të fillojë me punë në shtator të këtij viti në objektet e ish-bankës Komerciale.