Mbi 351 mijë e 500 persona të dyshimtë janë testuar deri më sot për 13 muaj nga autoritetet dhe pozitiv me virusin SARS-COV-2 kanë rezultuar 76.688 persona.
Prej tyre, 1.696 persona nuk ia dolën, ndërsa IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362.
Aktualisht në vend janë 10.630 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 578 raste pozitive dhe janë shënuar 8 raste të vdekjes. /Telegrafi/