Nuk ka të ndalur huamarrja e ministrisë së financave të Maqedonisë. Kësaj radhe janë planifikuar që më 10 maj të merren hua, 9.4 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo shumë, 8.1 milion euro duhet të merren përmes letrave me vlerë tre mujore me klauzolë devizore. Këto hua nuk ndërlidhen me borxhet që duhet të kthehen.
Në lidhje me këtë hap të ministrisë së financave, ka reaguar zv. ministri plotësues, Kire Naumov, i cili thotë se pas rritjes së normës kamatore, me këtë veprim, Ministria hedh benzinë në zjarr në tregun devizor dhe bëhet për qëllime politike të ulta dhe interesa financiare individuale.
Nga ana tjetër, ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, duke e quajtur Naumovin si gënjeshtarë, pasi që bashkë me LSDM-në e manipulojnë opinionin me gënjeshtra. Ata thonë se norma kamatore e letrave me vlerë tre mujore me klauzolë devizore është ulur në vitin 2013, nga 3.60% në 1.50%./Telegrafi/