Shikoni çka keni në dollapin tuaj dhe merrni këto 10 gjëra të cilat do të përshtaten shkëlqyeshëm bashkë me çizmet e shkurtra, transmeton Telegrafi.
Disa femra i konsiderojnë ato të guximshme, por po t’i kombinosh me veshjen e duhur, pamja do të jetë vërtet tërheqëse. Me taka ose jo, ato të sigurojnë gjithmonë një rehati dhe të japin elegancë, me ҫdo lloj veshjeje.
Çfarë mund të kërkosh më shumë? Hidhu një sy këtyre fotove dhe gjej cili është stili që të përshtatet më tepër.