Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ajet Bazelli 50 vjeç, Besmir Zguri 23 vjeç, Nertil Zhupani 23 vjeç dhe Luan Prenjasi 24 vjeç që të gjithë banues në Maliq të Korçës.
Sipas policisë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij grupi criminal u bë pas një hetimi 3 mujor ndërsa dyshohet se të arrestuarit merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, në disa qytete sin ë Korçe, Maliq, Pogradec dhe Bilisht.
Sipas policisë në momentin e arrestimit 4 personat po qarkullonin me automjetin tip Benc, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit në drejtim të qytetit të Pogradecit.
Ndërkohë materialet iu referuan prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Korçë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", raportoi Ora News./Telegrafi/