Site icon Telegrafi

10 gjërat më bizare që mund të blihen online

Tharëse për veshë
Ky aparat rregullon rrjedhën e ajrit të nxehtë brenda timpanit të veshit. Mjafton ta mbani në vesh për 80 sekonda dhe jeni gati për ta nisur ditën mbarë.

 

Papuçe me drita për natën
Ata që porosisin këto papuçe shpresojnë se do të lëvizin pa penguar nëpër shtëpi me drita të fikura, pa u përplasur me orenditë, dyert ose gjërat tjera të cilat nuk është lehtë t’i shohësh në terr.

 

Peri për pastrimin e dhëmbëve me shije të proshutës
Tash mund ta përmirësoni higjienën orale derisa kënaqeni me shijen e pabesueshme të proshutës së pjekur. A ekziston diçka që proshuta nuk e ndreqë?

 

Ena për t’i dhënë formë vezëve
Edhe ena në formë katrori për t’i dhënë formë vezëve të ziera është njëra ndër gjërat e parapëlqyera nga blerësit në internet. Shfrytëzohet në atë mënyrë që në futet veza dhe pas një kohe të caktuar nën presion veza merr formë katrore.

 

Qumësht me yndyrë nga Toskana
Për një arsye të çuditshme një galon i këtij qumështi kushton tepër shtrenjtë. Dihet se ky prodhim shkakton çrregullim në gjumë dhe vështirësi tjera… Nuk dihet pse e pëlqejnë njerëzit!

 

Perde për banjo “Psycho”
Zbukurojeni banjon tuaj me pak humor të Hitchcockut me perdet në të cilat gjenden motive nga filmi “Psycho”. Shkëlqyeshëm.

 

Shkrepësja në formë revoleje
Shkrepësja në formë revoleje është me dy gryka. Nga një flakë në secilën grykë.

 

Mostra të uraniumit të varfëruar
Mostra radioaktive e uraniumit të varfëruar përdoret për testimin e aparatit të Geigerit i cili mat radioaktivitetin.

 

Portofol prej proshute
Paramendojeni njërin prej këtyre portofolave në xhepin e pasmë të pantallonave tuaj.

 

Urinë e ujkut
Përdorni këtë urinë të qind për qindtë të ujkut për të krijuar iluzionin se kafshët grabitqare janë të pranishme në ambientin ku ju dëshironi. Thuhet se kjo mund të jetë e përdorshme për fotografët, hajnat, gjuetarët dhe adhuruesit e natyrës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version