Ky vit ishte një kohë zgjimi për modën – super kombinime, detaje, elemente dhe aplikacione të ndryshme shkëlqyen praktikisht në rroba
Këto ditë na pëlqen dhe zbatojmë rregullin ‘më shumë është më shumë’.
Tani është koha e duhur për një përshtypje të veçantë, por edhe për një dekorim që përndryshe duket i tepruar.
Kiçi është i mrekullueshëm, sidomos kur vjen në variantin me teminat, transmeton Telegrafi.
Vesta dhe pantallonat e frymëzuara me formën e diskut duken shumë të mrekullueshme.
Fundi i kadifenjtë është në moment i mrekullueshëm mode për të gjitha ditët e ndejës.
Nëse ngjyrës së zezë i nevojitet një shtesë stili, aty janë aplikacionit si p.sh. inxhitë.
Sateni është një ndër elementet e koleksioneve të mbrëmjeve dhe u jep një përshtypje magjepsëse.
Kur ju duhet të zgjidhni një ngjyrë ose nuk dini çfarë dhe si të zgjidhni – e arta është përgjigjja.
Moda këto ditë sugjeron varietete të ndryshme të thekoneve dhe aplikimeve që e bëjnë teksturën lozonjare dhe dinamike.
Shamia me pupla ngjall vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, kur kërcimi u bë pjesë e argëtimit të përditshëm.
Shpëtimi i minutës së fundit – xhaketa mund të shërbejë edhe si fustan, le të jetë pak më e gjatë. Kombinoje atë me disa çizme të lezetshme.
Kadifetë me ngjyrë të errët sjellin elegancë retro.
Fustani i zi i zbukuruar me hapje të ndryshme dhe detaje interesante.
/Telegrafi/