Site icon Telegrafi

10 ditët e zjarrta të prillit, çfarë parashikojnë meteorologët

Në javën që vjen, moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira orët në vijim, të hënën dhe pjesërisht të martën. Pjesa e dytë e javës, do të jetë kryesisht e kthjellët.

Sipas Meteoalb temperaturat në Shqipëri do të rriten gradualisht gjatë javës tjetër, duke arritur maksimumin fundjavën tjetër kur termometri ngjitet mbi 24°C.

Në ditët e para të muajit prill temperaturat do të ngjiten mbi 30 gradë në zonat e ulëta.

Për meteorologët kjo nuk është një situatë e zakontë pasi, vlerat termike do të jenë 10 gradë mbi normalen e këtij muaji.

Këtë herë edhe Europa do të ndahet në dy pjesë, pasi këto temperatura ekstreme të larta do të jenë vetëm për jugun e saj, ndërsa pjesa tjetër e Europës do të përfshihet nga ditë të ftohta thuajse dimërore dhe reshje shiu e dëbore. Kapriçoja e radhës e motit, pritet të zgjasë 10 ditët e para të Prillit/Telegrafi/

Exit mobile version