Aeroporti i Tiranës u pasurua me 10 destinacione të reja, ndërsa për tre prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.
Lajmin e ka dhënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.
“Mirëmëngjesi, dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Destinacionet që shtohen në aeroportin e Tiranës janë:
Helsinki-Tiranë (11 maj – 28 shtator)
Kopenhagen-Tiranë (2 qershor- 18 gusht)
Budapest-Tiranë.
Moskë-Tiranë (19 qershor-11 shtator)
Stokholm/Oslo/Goteborg (12 maj – 2 tetor)
Goteborg-Tiranë (6 qershor – 3 tetor)
Periudha e fluturimit nga qershor deri në shtator, Tel Aviv – Tiranë.
Periudha e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor, Luton-Tiranë.
Fluturim në periudhën 19 prill deri në 27 tetor. /Telegrafi/