Telegrafi

10 biznese instalojnë arkat fiskale

“Sot u nënshkruan dhjetë kontratat e para në mes të ATK-së, dhe bizneseve, të cilat do të jenë pjesë e këtij pilot projekti”,thuhet nw komunikatën e ministrisw sw Ekonomisw dhe Financave.

Fillimi i pilot projektit për aplikimin e Arkave Fiskale, konsiderohet nga kjo ministri si një nga të arriturat më të mëdha të ATK-së.

“ Aplikimi i Arkave Fiskale, do të ndikoj drejtpërsëdrejti në rritjen e të hyrave dhe në minimizimin e shmangieve nga obligimet tatimore dhe zvogëlimin e ekonomisë informale. Ky projekt si i plotë, mendohet të filloj të aplikohet në vitin 2009, atëherë kur edhe do të sigurohet baza ligjore e cila definon kriteret dhe shtrirjen e arkave fiskale në gjithë territorin e Kosovës, dhe në të gjitha fushat në të cilat operojnë bizneset”, vijon tutje komunikata.

Arkat Fiskale, fillimisht do të zbatohen te një numër i caktuar biznesesh, të cilat vullnetarisht kanë shprehur gatishmërinë për tu kyçur në këtë pilot projekt./Telegrafi/