Telegrafi

10 arsye pse të kaloni vikendin në Cinestar Megaplex!

CINESTAR Megaplex në Prishtina Mall po feston Ditëlindjen e Parë, arsyeja e parë e festës. Ky rast i veçantë fton entuziastët e filmave të kalojnë kohë cilësore në kinema, duke shijuar mbi 100 shfaqje me një gamë të larmishme zhanresh si filma familjarë, filma aksion, filma horror, drama, fantashkencë, aventura dhe shumë të tjerë.

Arsyeja e dytë janë çmimet e biletave, sepse ato kushtojnë vetëm 1.90, Shtesat për 4DX, ScreenX, Ultimate by Dolby Atmos, dhe blerjet online, kanë tarifë shtesë. 

Arsyeja e tretë është se ju mund të shijoni  kalimin e kohës me aktorë të famshëm në ekranin e madh me mbi 100 shfaqjeve me një përzgjedhje të larmishme zhanresh. Disa nga aktorët dhe filmat që mund ti shikoni janë “The Beekeper” me protagonist Jason Statham, “Furiosa: A Mad Max Saga” me Anya Taylor-Joy, “Dune: Part Two” me Zendaya, “IF” me protagonist Ryan Reynolds dhe shumë të tjerë. 

Arsyeja e katërt janë dhuratat për më fatlumët. Të gjithë vizitorët me bileta të blera të filmit  do të kenë mundësinë të marrin dhurata speciale, të cilat përfshijnë, 5x PopCorn 2Go, 5x Mega Nachos2Go, 4x Love box bileta, 4x Royal Beds bileta, 4x 4DX bileta, 2x ScreenX bileta, 2x Ultimate by Dolby Atmos bileta, 4x Kids Sallë bileta, 70x Birthday Room me 10% zbritje. 

Arsyeja e pestë janë aktivitet, nga ora 13:00 deri në 16:00 ju pret Maskota e Yllit, duke i shtuar një element argëtues dhe tërheqës festimit të ditëlindjes.

Arsyeja e gjashtë është facepainting, ku nga ora 15:00 deri 18:00, vizitorët mund të shijojnë aktivitetet e pikturimit së fytyrës, duke shtuar një prekje kreativiteti dhe emocioni në përvojën në kinema.

Arsyeja e shtatë është ambienti fantastik me mijëra balona, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë të pranishmit. Fëmijët tuaj do ta shijojnë në maksimum kohën e tyre në CineStar.

Atraksionet janë arsyeja e tetë. CINEBOT dhe DINOSTAR do ju presin, duke shtuar atmosferën dhe argëtimin.

Arsye shtesë, duke pasur parasysh parashikimin e motit të nxehtë, ju mund të freskoheni me një shumëllojshmëri pijesh freskuese të disponueshme në Cinema Bar. Me mundësinë për të parë një përzgjedhje të gjerë filmash me një çmim të pakrahasueshëm prej 1.90, për biletë, CineStar premton një festë të paharrueshme me një gamë të larmishme opsionesh argëtimi për adhuruesit e filmave të të gjitha moshave.

Arsyeja përfundimtare, kombinimi i argëtimit të nivelit të lartë, çmimeve të biletave dhe një atmosfere festive e bën CineStar destinacionin e përsosur për të krijuar kujtime dhe të shijoni një përvojë unike kinematografike gjatë ditëlindjes.

Biletat mund ti bleni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë.